Presidenti gjerman: Pushtimi nazist i Bashkimit Sovjetik ishte barbari

Postuar në 19 Qershor, 2021 16:18

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e cilësoi barbari pushtimin e Bashkimit Sovjetik nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke folur në muzeun gjermano-rus në Berlin-Karlshorst, në një ceremoni përkujtimore me rastin e 80-vjetorin e pushtimit të Bashkimit Sovjetik. Muzeu është i vendosur në të njëjtën ndërtesë ku Vermahti gjerman nënshkroi dorëzimin e pakushtëzuar të përfaqësuesve të Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës më 8 maj 1945.

Askush gjatë kësaj lufte nuk vajtoi më shumë viktima sesa populli i ish-Bashkimit Sovjetik

tha Steinmeier, duke shtuar se lufta gjermane kundër sovjetikëve u krye me "barbari vrasëse".

Na rëndon fakti që baballarët, gjyshërit, stërgjyshërit tanë që e bënë këtë luftë, ishin të përfshirë në këto krime

citohet ai nga DW.

Steinmeier e bëri këtë deklaratë në hapje të një ekspozite-muze të quajtur, "Dimensionet e një Krimi: Të Burgosurit Sovjetikë të Luftës në Luftën e Dytë Botërore". Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtria naziste kapi rreth 5.7 milion sovjetikë si robër lufte, nga të cilët 3 milion vdiqën në robëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.