A e ka minuar Sali Berisha demokratizimin e Partisë Socialiste?

Postuar në 10 Qershor, 2021 00:29

Sali Berisha ka minuar demokracinë në Shqipëri. Kjo akuzë e hedhur dhe rihedhur pafundësisht në këto 30 vjet aktualizohet së fundmi nga një damkë amerikane mbi ish-kryeministrin e shpallur non grata. Sesi e qysh ky individ ka minuar demokracinë, ne këtë vështirë se do ta marrim vesh ndonjëherë, ndonëse ai ka vepruar kundër demokratizimit po aq sa çdo shqiptar që ka mentalitet antidemokratik, që është cinik me arritjet e tjetrit, që refuzon të falë. Kuptohet e shumëzuar kjo me pushtetin që z. Berisha ka patur bëhet e qartë masa e dëmit teorik.

Por minim i demokracisë për një njeri që mburret në mënyrë bajate, por të sinqertë se na futi në NATO, se hoqi vizat, vështirë se mund të provohet. Ndonëse një akuzë me alibinë se SHBA ka prova dhe fakte mund të qëndrojë.

Zoti Berisha dha dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet dhe ky akt e forcon demokracinë, apo ligjësinë e saj ricikluese. Dhe zgjedhjet siç e dimë janë gangrenë e këtij vendi. Gjendja politike pseudoemotive e krijuar mbi këtë akt apo gjest teatral të amerikanëve merr nota cinizmi kur atë akuzë e mbajnë gjallë si debat dite njerëz që me dashje apo jo, për interes apo verbëri dhe inerci i shërbejnë pushtetit të PS-së. Kësaj partie që ka prodhuar një pushtet ndër më antidemokratikët në historinë e tranzicionit, pikërisht sepse ka forcë të paprecedentë korruptuese.

Janë po këta njerëz që nuk duan dhe nuk dinë të na thonë nëse PS-ja është demokratike, nëse ajo ka bërë hapa para në hapjen dhe demokratizimin e saj sidomos kur shesh sesi kryetari i saj deklaron përpara se Parlamenti të votojë për Presidentin se ky i fundit “do të shkarkohet”. Një kryeministër që i shpërndan direktiva parlamentit nuk ka sesi të ushtrojë një pushtet demokratik, as të ushqejë një model demokratizues, i cili është i tillë kur nxit konkurencën dhe transparencën. Të paktën. Gallata dhe liberalizimi i saj nuk janë shenja tolerance dhe as demokracie, por janë sfumaturë diversive e një politike që po ezauron mjetet më banale të manipulimit.

Ndaj kësaj logoreje për Berishën që na paska minuar demokracinë i duhet kërkuar përgjigja për pyetjen: Po që PS-ja është shndërruar në forcën më jodemokratike, në mos antidemokratike në Shqipëri, vallë ka përgjegjësi Sali Berisha?

Jo për ta mbrojtur z. Berisha sepse ai ka mëkate dhe faje, se ai po mbrohet në Francë, por për të vënë në dukje se të paktën një herë të vetme njerëzit duhet të ndëshkohen për atë që duhet dhe jo sepse Ashtu Duhet. Gjyqet e kafeve ne I pamë dhe qeshëm dhe kështu duke qeshur nisi kjo demokraci që u minua në fakt mu nga ai karagjozllëk fillestar, që ishte edhe baptisteri i një loje banale pazaresh “demokratikë” që solli këtu ku solli.

Të hedhë i pari gurin ai që nuk ka një mëkat. Ky proverb vlen po kaq sot sa dikur sepse vë në dukje shpifësirën morale ku po jetojmë dhe ku po mbahet në mbijetesë të detyruar e ashtuquajtura “E mirë Publike”, apo “Interes Publik”, që është asgjë më shumë sesa një shtëpi publike me klientë të njëjtë prej dekadash.

s.zaimi

Comments

Submitted by Prostituta Komb... (not verified) on

Ka 30 vjet qe te gjithe funderrinat politike te Tiranes e kane shnderru vendin tone ne Toke te Djegur.
Nese simboli i ketyre funderrinave, krykrimineli quhet Sali, kjo nuk perben problem per mua.
Autori i shkrimit thote qe Doktor Mortja ka dhe faje!
Vertet?!
Faje?! Ate qe serbia u perpoq ta realizoje ne trojet dardane, salija me koleget e PS e realizuan brenda trojeve londineze.
Vertet, Berisha ka ca faje?!
Edhe ne te gjithe e pranojme se salija eshte i Shiqeres, por per autorin na duhet video e ngjizjes!
Vertet?!
7501
Firmat Piramidale
Gjakmarrja
Prostitucioni
Polici qe te vinte gjobe sipas qejfit e fuste leket ne xhep?!
Kontrabanda me Serbine!
Janullatos
Ciljeta anetare e Keshillit Kombetare te PD
Sot, te PD kemi jeminin, tritanin, gencin, Qimin, Sali lushen, Stresin, Lek Plepin.
Vertet duhen prova?!
Padyshim...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.