“Mbin” një non-paper tjetër: Kosova i mbetet Serbisë për 99 vjet

Postuar në 16 Maj, 2021 23:35

Një tjetër “non-paper” që synon ndryshime në Ballkan ka dalë në dritë. Dokumenti jozyrtar, autorët e të cilit nuk dihen, përmban 16 pika dhe është një manovër e vogël diplomatike, sepse nuk shkel rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB në asnjë pikë të tij. Detajet janë publikuar nga revista gjermane "Zuerst".

Dokumenti propozon që të gjithë shtetasit e Kosovës, duhet të marrin shtetësinë e Republikës së Serbisë.

Propozohet gjithashtu që zgjedhje të përbashkëta të mbahen në Kosovë dhe Serbi në prill të vitit të ardhshëm, në të gjitha nivelet.

Në letër thuhet se guvernatori i zgjedhur i Kosovës duhet të jetë gjithashtu nënkryetari i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, shkruan "Zuerst", një revistë pranë së djathtës gjermane.

Për më tepër, për një periudhë 99-vjeçare, Beogradi duhet të garantojë një status të veçantë për Kosovën. Lëvizja e mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të inkurajohet përsëri, dhe siguria e kufijve të jashtëm do të merret përsipër nga zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë së bashku. Siç pretendohet, ambasadori i Serbisë në KB, sipas këtij dokumenti jozyrtar, duhet të ketë një zëvendës të caktuar nga autoritetet e Prishtinës.

Sipas Zuerst, ky dokument i ri ndryshon nga propozimet e tjera në atë që me të vërtetë mund të ringjallë debatin për të ardhmen edhe midis shqiptarëve të Kosovës. Dokumenti i ri e parashikon Kosovën si një provincë brenda Serbisë, por, propozimi është që të ekzistojë një lloj partneriteti midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas revistës, realizimi i një zgjidhjeje të tillë mund të minohet nga Shtetet e Bashkuara, sepse një marrëveshje paqësore midis Beogradit dhe Prishtinës do të nënkuptojë “nxjerrjen” e Shteteve të Bashkuara nga Ballkani.

Comments

Submitted by Arben Demo (not verified) on

Nuk e kuptoj pse duhen botuar idetë...propozimet e çdo të çmenduri apo ngatërrestari..... apo provokatorri, kur janë pa vlerë, askush nuk i merr parasysh ???/
Mos trazoni shpitrat e shqetësuara të shiptarëve kur ka të tjera probleme reale e jetësore sot për ne

Submitted by tironsi/gjermani (not verified) on

I lutem Firmave te prodhimit te letrave higjenike ne shqiperi, kosove apo kudo ku eshte e mundur ti japin hapsiren e duhur per te publikuar keto nonpapier qe po mbijne si kerpudhat pas shiut ne xhungen ballkanike.

Submitted by Milo (not verified) on

Nonpapera si ai qe shqiperia do mirte kosoven, maqedonine deri ne shkup dhe do hunte ne biseda me greqine per camerine, ku serbia do mirte gjysmen e bosnjes dhe turqia vinte deri ne selanik, sic pretendinte kathimerini para nja dy javesh jane pak me te besueshme se kjo qe te vendisi nje guvernator serb ne kosove. Te ishte ashtu, caktinin nga royal anglez per nja 144 vjet, sic bene me greqine e shqiperine vaktit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.