Një çerdhe si park lojërash (FOTO)

Postuar në 18 Prill, 2021 14:40

Një mjedis i brendshëm që imiton një park lojërash. Ideja e një grupi arkitektësh për një çerdhe në Çeki është kthyer në realitet për shumë të tilla. Zinxhiri i çerdheve “Malvina”, i dizajnuar nga “No Architects” është përshtatur në funksion të zhvillimit të fëmijëve.

Me kompensatë dhe ngjyra të ndritshme, projektuesit kanë krijuar një dhomë të madhe që u jep mundësi të vegjëlve të luajnë si të ishin në një kënd lojërash, të vizatojnë dhe të ushqehen.

Projekti ka marrë paraprakisht pëlqimin e mësuesve, fëmijëve dhe komunitetit të prindërve. Një dritare e brendshme pranë dhomës së zhveshjes i lejon fëmijët të përshëndesin me prindërit kur largohen, ndërsa shkallët pranë hyrjes u vijnë në ndihmë edukatoreve, prindërve dhe gjyshërve t’i veshin fëmijë të vegjël pa u detyruar të përkulen. Kuzhina e hapur u lejon fëmijëve të shohin se si bëhet ushqimi, dhe mësuesit t’i mbikëqyrin vogëlushët ndërsa duke përgatitin vakte te ndërmjetme.

Dizjani mban firmën e arkitektëve Jakub Filip Novák dhe Daniela Baráčková, e cila ka edhe një diplomë në mësimdhënie. Fotot më poshtë janë publikuar nga calvertjournal. 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.