Danimarka nxjerr vaksinën AstraZeneca nga përdorimi

Postuar në 14 Prill, 2021 14:02

Ndërsa pjesa më e madhe e vendeve europiane ndryshuan strategjinë e vaksinimit me AstraZeneca pas disa rasteve të mpikjes së gjakut, Danimarka pritet të marrë një masë më të ashpër. Sipas burimeve të cituara nga mediat daneze, Danimarka do të pezullojë përgjithmonë përdorimin e vaksinës AstraZeneca dhe do të pezullojë “Johnson & Johnson” deri në një njoftim të dytë.

Përdorimi i “AstraZeneca” në Danimarkë u pezullua në 11 mars, për të hetuar lidhjet e mundshme midis vaksinës dhe episodeve të rralla, por serioze të mpiksjes së gjakut. Më 7 prill, komiteti i sigurisë i Agjencisë Evropiane të Barnave Ema (PRAC) arriti në përfundimin se "mpiksjet e pazakonta të gjakut me trombocite të ulëta" duhet të cilësohen si efekte anësore shumë të rralla të Vaxzevria (vaksina AstraZeneca). EMA theksoi se risqet ishin shumë të vogla në raport me benefitet nga vaksina.

Danezja “Politiken” shkruan se vendi ka blerë paraprakisht 2.4 milionë doza të AstraZeneca dhe ka porositur 8.2 milion doza të Johnson & Johnson. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.