SHBA: Nord Stream 2, ide e keqe për ne dhe për Europën

Postuar në 23 Mars, 2021 11:42

SHBA vijon të kundërshtojë gazsjellësin Nord Stream 2. Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, në vizitën e tij të parë në NATO, tha se presidenti Biden e ka bërë të qartë qëndrimin e tij në lidhje me projektin.

Presidenti Biden ka qenë i qartë. Nord Stream 2 është një ide e keqe për Europën dhe SHBA-të”, tha ai.

Gjatë një konference shtypi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Blinken tha se projekti shkon përkundër objektivave të sigurisë energjetike të BE-së dhe mund të dëmtojë interest e Ukrainës, Polonisë dhe aleatëve të tjerë. Gjermania po kërkon me ngulm finalizimin e tubacionit, megjithë kundërshtimin konstant të SHBA-ve prej më shumë se një dekade. Nord Stream 2 do të anashkalojë Ukrainën, aleat i Perëndimit, duke e privuar atë potencialisht nga tarifat me leverdi të gazit që kalon tranzit. Ai gjithashtu do të rrisë varësinë e energjisë evropiane nga Rusia dhe do të konkurrojë me dërgesat e gazit natyror të lëngshëm të SHBA.

Tubacioni tashmë është ndërtuar rreth 95% dhe mund të përfundojë deri në shtator. Shtetet e Bashkuara kanë frikë se Rusia mund të përdorë Nord Stream 2 si levë për të dobësuar shtetet e BE duke rritur varësinë nga Moska.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.