EMA: Nuk ka indikacione për lidhjen e AstraZeneca me rastet e mpiksjes së gjakut

Postuar në 16 Mars, 2021 15:20

Agjencia Europiane e Barnave po shqyrton rast pas rasti tromboembolitë e regjistruara si efekt anësor i vaksinës AstraZeneca. Por deri tani nuk ka indikacione se ato mund të kenë ardhur si pasojë e vaksinimit. Emer Cooke, drejtoresha ekzekutive e EMA, në një deklaratë për mediat sot tha se ekspertët dhe specialistët e agjencisë po vijojnë punën kërkimore lidhur me çrregullimet e mpiksjes së gjakut. Një lot i veçantë i vaksinës është nën monitorimin e tyre.  

Përgjigjja e EMA-s vjen pak ditë pasi shumë vende europiane pezulluan përdorimin e vaksinës së Oksfordit, me frikën se ajo është shkak i disa rasteve të mpiksjes së gjakut.

"Vendimet e marra në nivel kombëtar, merren në kontekstin e informacionit të disponueshëm në nivel kombëtar. Është prerogativë e vendeve për të vepruar dhe është përgjegjësia jonë të përqendrohemi në një vlerësim shkencor" për të verifikuar lidhjen e mundshme shkak-pasojë midis vaksinimeve dhe efektet anësore”, tha Cook.

Suedia u bë sot vendi i radhës që pezulloi përdorimin e vaksinës, duke ndjekur shembullin e Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Francës etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.