E nakatosi edhe kësaj radhe

Postuar në 11 Mars, 2021 14:48

I solli vaksinat me çanta nga Rinasi. Pastaj miratoi akt normativ, pastaj marrëveshje me Pfizer, pastaj akt normativ për autorizimin e blerjes së vaksinave që kanë marrë certifikim nga SHBA dhe BE, pastaj tha se po lypte vaksina për Shqipërinë, pastaj se nuk është edhe aq kollaj për vaksinat ruse dhe kineze, pastaj se një vend mik do dhuronte 360 mijë doza, pastaj se po vijnë ca Pfizer shtesë, pastaj se erdhën AstraZeneca dhe tani autorizon Ministrinë e Shëndetësisë të negociojë për blerjen e çdo vaksine që është autorizuar nga vendet prodhuese. Pra edhe në Kinë, Rusi, Indi etj.

Ky quhet Edi Rama dhe fjalët e tij nuk i merr era. E rëndësishme është se nuk është lodhur për Shqipërinë, fundja ka lypur siç thotë edhe vetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.