Danimarka pezullon AstraZeneca-n, dyshime se çon në mpiksje gjaku

Postuar në 11 Mars, 2021 14:09

Agjencia Kombëtare e Shëndetit në Danimarkë ka vendosur pezullimin e përkohshëm të vaksinimit me vaksinës AstraZeneca për shkak të problemeve me mpiksjen e gjakut të verifikuar në disa njerëz. Agjencia në fjalë ka nënvizuar se nuk është e konfirmuar ende nëse ka një lidhje mes vaksinës dhe simptomave te personat në fjalë por megjithatë ajo ka kërkuar nga autoritetet të ndryshojnë programin e vaksinimit dhe të ndalojnë përdorimin e AstraZeneca-s për një kohë.

Ne duhet ta sqarojmë këtë situatë përpara sesa të vazhdojmë me përdorimin e AstraZeneca-s

është shprehur Søren Brostrøm, drejtori i Agjencisë.

Enti në fjalë është kujdesur që të mos bëjë vlerësime për vaksinën, por thjesht të konsiderojë disa shqetësime që duhen verifikuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.