Pfizer: Vaksina jonë anti-CoVid-19 neutralizon edhe variantin brazilian

Postuar në 09 Mars, 2021 16:42

Të dhënat e një testimi të kryer në laborator konfirmojnë se vaksina anti-CoVid-19 e zhvilluar nga Pfizer&BioNTech neutralizon variantin Brazilian të koronavirusit aktual. Rezultatet janë publikuar në New England Journal of Medicine dhe sipas tyre gjaku i marrë nga njerëzit që kanë bërë vaksinën tregon se në ta ishte neutralizuar një version i inxhineruar i variantit Brazilian, i cili përmban të njëjtin mutacion të verifikuar te ky i fundit.

Shkencëtarët kanë shtuar se aftësia neutralizuese ishte thuajse e njëjtë me efektin e vaksinës në variantet më pak ngjitës të virusit. Pfizer deklaron se vaksina e zhvilluar prej saj mbron njeriun edhe nga variant afrikano-jugor, edhe ky i përfolur si shumë ngjitës dhe që i shpëton antitrupave të krijuar nga infektimeve paraprake. Nuk është e qartë megjithatë se si mund të flitet për ri-infektim kur vaksina e zhvilluar nga një kompani arrin të bllokojë variante të lindura më pas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.