Microsoft u heq donacionet republikanëve që refuzuan fitoren e Biden

Postuar në 06 Shkurt, 2021 14:56

Microsoft do t’u ndalojë donacionet ligjvënësve republikanë, të cilët refuzuan të certifikojnë fitoren e zgjedhjeve të Joe Biden. Gjiganti i teknologjisë do t’i kanalizojë këto fonde në drejtim të "promovimit të demokracisë".

Në këtë mënyrë, Microsoft ngrin të gjitha kontributet politike si dhe ato për organizatat e lidhura me republikanët që kanë pretenduar për manipulimin e votës, të paktën deri në 2022. 

"Ne do të pezullojmë kontributet për kohëzgjatjen e ciklit zgjedhor 2022 për të gjithë anëtarët e Kongresit që votuan për të kundërshtuar certifikimin e zgjedhësve", thanë zyrtarë të Google.

Microsoft iu bashkua një numre të madh korporatash që ndaluan donacionet për të njëjtin grup ligjvënësish republikanë në prag të trazirave të 6 janarit në Capitol Hill. Ndër të parët që që u tërhoqën ishin institucionet financiare si Citibank, Goldman Sachs, JPMorgan Chase, State Street Corporation, Commerce Bank dhe Mastercard. Kompanitë që variojnë nga Amazon, Marriott, Nike, Blue Cross Blue Shield Association, AT&T dhe Google iu bashkuan më vonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.