republikanet

Microsoft u heq donacionet republikanëve që refuzuan fitoren e Biden

Postuar në 06 Shkurt, 2021 14:56

Microsoft do t’u ndalojë donacionet ligjvënësve republikanë, të cilët refuzuan të certifikojnë fitoren e zgjedhjeve të Joe Biden. Gjiganti i teknologjisë do t’i kanalizojë këto fonde në drejtim të "promovimit të demokracisë".

Në këtë mënyrë, Microsoft ngrin të gjitha kontributet politike si dhe ato për organizatat e lidhura me republikanët që kanë pretenduar për manipulimin e votës, të paktën deri në 2022. 

Republikanët detyrohen të bashkëpunojnë për sistemin e kujdesit shëndetësor. Ndërhyrja e Trump kundër Obamacare, në diskutim

Postuar në 19 Korrik, 2017 13:47

Pas përplasjeve të shumta dhe një beteje të vërtetë politike për të rrëzuar sistemin e ri të kujdesit shëndetësor, njohur si Obamacare, republikanët në SHBA po mendojnë që të gjejnë një rrugë të mesme përmes bisedimeve me demokratët. Bashkëpunimi në këtë kuadër sipas agjencisë Reuters, do të vijë përmes nismave individuale në Senat, ndërkohë që kjo po shihet si fitore e paketës Obama meqenëse ndërhyrja e Trump për ta anulluar atë apo edhe propozimet e republikanëve nuk kanë sjellë ndonjë gjë të re.

Republikanët në SHBA propozojnë kriminalizimin e protestës paqësore

Postuar në 23 Janar, 2017 12:15

Ligjvënësit republikanë në Shtetet e Bashkuara kanë futur në heshtje një numër propozimesh për të kriminalizuar dhe dekurajuar protestat paqësore.Propozimet, të cilat forcojnë ose plotësojnë ligjet ekzistuese për protestat që  bllokojnë apo pengojnë trafikun, vijnë në përgjigje të një vargu protestash që kanë çuar në mbylljen e autostradave nga aktivistët që kundërshtojnë Gazsjellësin në Dakota.

Trump, kandidati i republikanëve. Tërhiqet edhe Kasich, megjithë spotin e huazuar nga “Star Wars”

Postuar në 04 Maj, 2016 19:08

Donald Trump është përfundimisht kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ditë pasi rivali i tij kryesor, Ted Cruz u dorëzua, armët në tokë i uli edhe John Kasich, Guvernator i Ohio. Ky i fundit deklaroi dje se do të vazhdonte garën, duke shpallur përmes një spoti që imitonte pasazhet hyrëse të “Star Wars” se ai ishte “E vetmja shpresë”. Në fak ka zgjatur vetëm disa orë, pasi sot Kasich ka njoftuar një takim në shtetin e tij, duke anulluar aktivitete në Washington.

Trump vë në alarm republikanët: "Thotë atë që mendon. Ky është problemi"

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 10:38

Donald Trump në fillim i çudiste të gjithë, kurse tani, po i shqetëson. Kryesimi në sondazhet e fundit kanë ngritur tensionet dhe preokupimin brenda republikanëve që dokumentohet nga mediat amerikane përmes një Memoje të adresuar nga Drejtori Ekzekutiv Senatorial Kombëtar i Partisë Republikane, Ward Baker. Ky i fundit e krahason kandidatin Trump, i cili mund të nominohet, nisur nga të dhënat e publikut, me  Wendell Willkie në vitin 1940. “Dhe të dy kanë shumë të përbashkëta”, shkruan Baker, duke cilësuar se “të dya ishin fytyra të ndryshme që vinin nga jashtë.

Subscribe to RSS - republikanet