“Lufta e ftohtë” e Kinës me Biden, Jingping: Amerika është arrogante

Postuar në 25 Janar, 2021 19:24

Duket si një fjalim i hartuar për të hyrë në histori ai që presidenti kinez, Xi Jinping, mbajti sot në Forumin Ekonomik Botëror. Ndryshe nga ç’pritej me largimin e Trump, Kina duket e vendosur për “luftën e ftohtë” me SHBA-të. Edhe pse asnjëherë nuk iu referua me emër Amerikës së Biden-it, Jingping nuk e kurseu termin arrogancë.

Katër vjet më parë, udhëheqësi kinez e pati shfrytëzuar rastin për ta paraqitur veten si flamurtari i madh i globalizimit dhe tregtisë së lirë. "Na pëlqen apo jo, ekonomia globale është oqeani i madh nga i cili nuk ka shpëtim - tha ai. - Çdo përpjekje për të ndërprerë rrjedhat e kapitalit, teknologjisë, produkteve, sektorëve ose njerëzve dhe për të kanalizuar ujërat në liqene dhe përrenj të izoluar është thjesht e pamundur". Xi Jingpin atëherë u brohorit nga audienca e miliarderëve të Davosit. Por ajo që erdhi më pas ishte lufta tregtare me Amerikën e Trump-it, e cila zgjati 4 vjet.

Sot vjen një tjetër pikë kthese, disa ditë pasi Biden mori detyrën. Por këtë herë, Xi ishte edhe më i prerë dhe më i guximshëm se në vitin 2017. Fjalimi i tij kishte dy përparësi: për të parandaluar dhe refuzuar strategjinë e administratës së re të SHBA, e cila synon të mpiksë një "koalicion të demokracive" për të frenuar fuqinë kineze; dhe për ta paraqitur regjimin e Pekinit si udhëheqësi i njohur tashmë i qindra vendeve në zhvillim, në krahasim - në fakt - me "arrogancën" e perëndimorëve.

Fjalimi i tij 30-minutësh nisi pikërisht me këtë shqetësim. "Ne duhet të hedhim pas krahëve paragjykimin ideologjik", tha ai në një mesazh transparent për administratën Biden, e cila ndan botën në sisteme demokratike dhe autoritare. "Nuk ka në botë dy vende njësoj dhe asnjë model nuk është superior, sepse të gjithë pasqyrojnë kulturën dhe historinë e secilit komb". Pa iu referuar me emër Amerikës, Jingping u shpreh kundër "arrogancës, paragjykimeve, urrejtjes ndaj atyre që kërkojnë të vendosin një hierarki në civilizimin njerëzor dhe të vendosin epërsinë e modelit të tyre mbi të tjerët".

Xi tha se në shumë vende popujt jetojnë "në harmoni dhe mirëqenie" sipas modeleve politike të ndryshme nga ato perëndimore, padyshim pa bërë asnjë aludim për shtypjen e çdo lirie në Hong-K

Akuzat e tij për Amerikën e Biden-it, ishin edhe më të qarta se ato që ai ka bërë ndonjëherë për Trump. "Ne të gjithë duhet të angazhohemi për respektimin e ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, në vend që të ndjekim supremacinë", tha presidenti kinez.

Qeverisja e globalizimit ekonomik duhet të bazohet në konsensus, jo në urdhrat e njërit ose disave. Pa këtë, ne do të ktheheshim në ligjin e xhunglës dhe pasojat do të ishin shkatërruese për njerëzimin (...). Të fortët nuk duhet të sillen si bullizues ndaj të dobëtve dhe multilateralizmi nuk duhet të bëhet preteks për unilateralizmin e disave".

Jingping i ka përzier akuzat kundër Amerikës, si me natyrë politike, ashtu edhe ato tregtare, pasi Biden nuk duket se dëshiron të anulojë menjëherë tarifat e vendosura ndaj Kinës nga Trump.

Luftërat e ftohta, luftërat e nxehta, luftërat tregtare dhe luftërat teknologjike minojnë mirëqenien e të gjithëve. Ne duhet të thyejmë kriteret diskriminuese, pengesat për investime, tregtinë dhe shkëmbimet e teknologjisë”. Në këtë pikë është i qartë aludimi i liderit kinez për përjashtimin e Huaëei-t dhe grupeve të tjera të teknologjisë kineze nga Shtetet e Bashkuara dhe presionin e Uashingtonit ndaj aleatëve evropianë për të bërë të njëjtën gjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.