Hungaria, vendi i parë i BE-së që përdor vaksinën kineze kundër CoVid-19

Postuar në 15 Janar, 2021 12:15

Hungaria ka arritur një marrëveshje me palën kineze për përdorimin e vaksinës anti-CoVid-19 të prodhuara nga Sinopharm, kompania kineze. Me këtë vendim Hungaria bëhet vendi i parë që pranon vaksinën kineze e cila thuhet se ka efektivitet 50%, duke u shkëputur kështu nga bllokur europian të cilin e ka akuzuar për ngadalësi në blerjen dhe përdorimin e vaksinës.

Nëse shohim përtej kufijve të BE-së, ne mund të vëmë re se në SHBA, Britani dhe në Izrael, njerëzit po vaksinohen me një shpejtësi marramendëse

është shprehur ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Në këtë kuadër, qeveria hungareze ka miratuar prokurimet e vaksinës jashtë skemës europiane, ndonëse në Hungari skepticizmi për vaksinën është shumë i lartë. Një ndër pesë hungarezë mendojnë të marrin vaksinën, një shifër e lartë kjo por që nuk kalon Francën me 54% të popullsisë skeptike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.