Qeveria i ankohet von der Leyen për vaksinën, Rusia ofron vaksinën e vet

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 18:00

Endri Fuga, drejtor i Komunikimit të Kryeministrit, ka shprehur në tuiter shqetësimin e tij se Ballkani Perëndimor është lënë jashtë procesit të shpërndarjes së vaksinave kundëer CoVid-19. Sipas z. Fuga që pranon këtu se për vaksinën qeveria nuk ka bërë asgjë. Mesazhi i z. Fuga është postuar si përgjigje ndaj Ursual von der Leyen që njoftonte nisjen e fushatës së vaksinimit. Ky mesazh i z. Fuga është marrë nga ambasada e Rusisë në Tiranë që i kujton zotërisë se Rusia mund të ofrojë vaksinën e zhvilluar prej saj dhe se Shqipëria nuk ka bërë asnjë demarsh në këtë drejtim.

Ky diskutim ka më shumë vlerë në kushtet kur pala shqiptare ka pranuar se nuk ka arritur të marrë vaksina nga kompania Pfizer dhe se shpresa kryesore është nga Astrazeneca në Britaninë e Madhe. Mekanzimi COVAX ku bën pjesë Shqipëria parashikohet të nisë shpërndarjen ne muajin prill dhe distanca kohore prej katër muajsh është jo e vogël nëse mbajmë parasysh parashikimin se në janar do të ketë një valë të re të CoVid-19.

Në këtë kuadër qeveria shqiptare nuk ka asnjë koment apo qëndrim se pse ka refuzuar negociimin me palën ruse apo kineze, ndërkohë që p.sh në fillim të pandemisë pranoi ndihma nga Kina për pajisje mjekësore. Është e qartë se rreshtimi politik ka vlerën e vet në këtë kuadër, por shëndeti në të vërtetë është më i rëndësishëm sesa kjo lojë gjeopolitike që po shihet në fakt në mbarë botën. Është po ashtu për t’u parë nëse njerëzit me pasaportë vaksinimi nga Rusia do të lejohet apo jo të lëvizin dhe nëse një gjë e tillë ndodh, është e qartë se e gjithë kjo situatë ka qenë pa sens dhe me dëme të mëdha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.