Shembet teleskopi që gjurmoi për dekada me radhë jetën jashtëtokësore

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 12:57

Radio teleskopi gjigant në Observatorin Arecibo në Porto Riko është shembur, duke u dhënë fund disa dekadave zbulime jashtëtokësore. Teleskopi ishte dëmtuar më parë dhe pritej të mbyllej.

Platforma 820 tonëshe e teleskopit u çlirua nga kabllot e saj të çelikut dhe u përplas në bazamentin me sipërfaqe 305m2  nën të, të hënën në mbrëmje, bëri të ditur Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF).

Observatori ishte mbyllur që nga gushti, kur NSF njoftoi se inxhinierët e saj po punonin për çaktivizimin e teleskopit gjigant.

Fondet për teleskopin ishin zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme gjatë dekadës së fundit, pavarësisht protestës nga komuniteti shkencor.

I projektuar fillimisht për të ndjekur satelitët sovjetikë dhe raketat balistike në vitet 1950, Arecibo e ktheu “vështrimin” nga hapësira në fillim të viteve ‘60. I financuar nga NSF dhe NASA, teleskopi ishte në krye të zbulimit astronomik për më shumë se pesë dekada. Ai u përdor për të përcaktuar periudhën e rrotullimit të planetit Mërkur, për të provuar ekzistencën e yjeve neutronë, për të marrë imazhin e parë të drejtpërdrejtë të një asteroidi dhe për të gjurmuar shpërthime misterioze të valëve radio nga skajet më të largëta të hapësirës.

Të dhënat nga Arecibo janë përdorur në kërkimin e jetës jashtëtokësore që nga vitet 1970. Teleskopi u përdor në vitin 1974 për të lëshuar në hapësirë deri në 25 mijë vite dritë larg 'mesazhin Arecibo'. Mesazhi, një model me shifrat një dhe zero, përfshinte numra, figura rrinë, formula kimike dhe një imazh të papërpunuar të vetë teleskopit.

Përmasat e mëdha dhe konstruksioni ikonik i teleskopit e bënë atë të duhurin për skenën finale të ndjekjes së James Bond në “Goldeneye” në vitin 1995.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.