Kryeministri ka të forta. E meriton votën e shqiptarëve

Postuar në 30 Nëntor, 2020 15:03

Kryeministri nuk i heq këpucët. Jo, ai i heq këpucët kur ia kërkon i zoti i shtëpisë. Ministri i Rindërtimit dhe ministër që ka pasion financat, Arben Ahmetaj, vesh çorape të kuqe. 

Hiqi edhe ti Arben,- thotë kryeministri që na kujton sesi shoku Enver i sugjeroi një byroisti tjetër se duhet të linte duhanin. Pas këtij pasazhi me rëndësi të madhe psiko-historike, reportazhi vazhdon:

Më pas ata dalin nga shtëpia dhe veshin këpucët, ku Rama shihet ulur në shkallët e jashtme të shtëpisë duke veshur këpucët.

E gjithë kjo skenë që të prek, të bën të ndihesh me fat për këtë shërbëtor të devotshëm që i ka rënë për hise Shqipërisë, ka ndodhur në Gjepalaj. Aty vizita ka qenë për shtëpitë e reja që shiten në media të paketuara me humorin e kryeministrit, i cili ia ka marrë dorën popullit. Atij populli që në fillimet e karrierës së vet nuk ia hidhte sytë dhe e kishte zët qamet.

Këtë e quajnë PR, ndonëse ne të gjithë të duhet të kujtojmë dhe mbajmë parasysh se kur hamë karamele të tilla, e kemi vetë përgjegjësinë. Njerëz si ky Edi Rama, apo çorapekuqi pas tij, këtë punë kanë. Puna është se nuk voton njeriu se kryeministri ka të forta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.