Hoti: Nëse nuk biem dakord për presidentin, vendi shkon në zgjedhje

Postuar në 24 Nëntor, 2020 12:58

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se në rast të mos dakordimit për çështjen e presidentit, atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje. Hoti ka thënë se nëse ka vullnet nga partitë politike për zgjedhjen e presidentit të ri atëherë do të ulen të diskutojmë. Kryeministri ka konfirmuar se koalicioni qeverisës nuk i ka 80 vota të cilat nevojiten për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Është periudhë ku duhet të vendosen disa gjëra. Është mesë e qartë se vendi nuk ka president dhe në bazë të Kushtetutës ne duhet të zgjedhim presidentin e ri. Për zgjedhjen e presidentit të ri duhen së paku 80 vota nga Kuvendi të cilat vota sigurisht që ky koalicion qeverisës nuk i ka, që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka dakordim për zgjedhjen e presidentit të ri, gjë të cilën do ta bëjmë së shpejti”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se në rast të mungesës së një dakordimi për këtë çështje atëherë do të diskutohet për datën e zgjedhjeve.

Nëse nuk ka dakordim të tillë atëherë duhet të dakordohemi për datën e  zgjedhjeve, një datë e përshtatshme për qytetarët që të dalin në votime. Këto janë dy rrugët kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë besoj se shpejt do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”, u shpreh Hoti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.