hoti

Hoti: Nëse nuk biem dakord për presidentin, vendi shkon në zgjedhje

Postuar në 24 Nëntor, 2020 12:58

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se në rast të mos dakordimit për çështjen e presidentit, atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje. Hoti ka thënë se nëse ka vullnet nga partitë politike për zgjedhjen e presidentit të ri atëherë do të ulen të diskutojmë. Kryeministri ka konfirmuar se koalicioni qeverisës nuk i ka 80 vota të cilat nevojiten për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Një turp edhe me standardet e servilizmit ballkanik

Postuar në 06 Shtator, 2020 15:15

Shikojeni videon: presidenti amerikan Trump njofton se Serbia do vendosë ambasadën e vet në Jeruzalem. Në këtë kohë presidenti serb lëviz kokën dhe shfleton tekstin e dokumenti me pamjen e atij që pyet: po kjo nga doli?
Dëgjoni Trump që thotë se në takim janë dy “njerëz shumë të respektuar”, presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, ndërkohë që Hoti është kryeministër. 

Serbia dhe Kosova nuk kanë ditur se çfarë kanë firmosur në atë marrëveshje historike. Është një turp edhe me standardet ballkanike të servilizmit.

Hoti mban një derë hapur me BE-në: Nuk ka dallim mes SHBA dhe Europës

Postuar në 05 Korrik, 2020 14:41

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë sot një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle përmes së cilës ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe perspektivën e dialogut me Serbinë. Në dallim nga presidenti Hashim Thaçi, që u pozicionua thuajse hapur kundër Europës në procesin me Serbinë, Hoti ka një qasje më të ekuilibruar.

BE-ja anashkalon SHBA, Von der Leyen njofton takim Vuçiç-Hoti

Postuar në 25 Qershor, 2020 14:04

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen, ka njoftuar një takim sot mes presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në një postim në tuiter, Von der Layen thotë se në takimin ku do të jetë edhe ajo prezent  do të flitet për reformat e integrimit.

Subscribe to RSS - hoti