Loja e vockël tinzare e kryeministrit të Shqipërisë

Postuar në 08 Nëntor, 2020 13:20

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dy ditë që po bën prokurorin e çështjes së Hashim Thaçit, duke akuzuar Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën se kanë miratuar raportin e Dick Martyt.

Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë! E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!

shkruan z. Rama.

Lidhur me këtë çështje, Sali Berisha deklaroi dje se miratimi në PE i raportit nënkupton vetëm miratimin e hetimit, por nuk bën kënd me faj. Dhe në të vërtetë ndaj Hashim Thaçit ka një aktakuzë dhe jo një vendim. Ndaj Ramush Haradinajt ka një ftesë nga Haga ku ai vitin e kaluar u mbrojt me Heshtje!!! Në këto kushte loja politike e z. Rama është asgjë më shumë se një manovër tinzare për të njollosur imazhin e përfaqësuesve të caktuar të politikës së Shqipërisë në Kosovë, ku vetë z. Rama nuk ka kurrfarë ndikimi apo perceptimi pozitiv.

Kjo është loja e vockël e Edi Ramës, ku ai ka talentin kryesor. Por nuk ka sesi të jetë lojë e një kryeministri. Pasi një kryeministër, në këto kushte do të duhet të udhëhiqte një proces bashkimi duke mos refuzuar për asnjë çast drejtësinë. Z. Rama ka zgjedhur të jetë tinzar thjesht dhe vetëm sepse ashtu është. Dhe nuk di të jetë ndryshe. Është një diskutim që zhvendos vëmendjen nga probleme të tjera dhe na kujton se në mendësinë e këtij njeriu, aktakuza është vendim fajësie. Dhe ky po drejton reformën në drejtësi!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.