Tallje ndërkombëtare për Macron, Lukashenko: Mund të ndërmjetësoj mes tij dhe myslimanëve

Postuar në 03 Nëntor, 2020 03:11

Presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë dje një ofertë cinike nga Minsku. Homologu i tij bjellorus, Alexander Lukashenko ka ofruar ndërmjetësim mes Macron dhe myslimanëve duke theksuar se ai nuk do t’ia lejonte vetes komente si ato të Macron.

Myslimanët nuk kanë krijuar ndonjëherë probleme për ne. Unë shpesh them se myslimanët në të gjitha zgjedhjet mbështetën autoritetet dhe mua si president afërsiht 100%. Ne nuk do të lejojmë kurrë që të bëjmë deklarata të tilla si ato që bëri së fundmi presidenti francez kur nisi të flasë për lirinë e fjalës dhe ndjenjat fetare: çfarë pret nëse nis e kritikon myslimanët? Ndoshta ai ka nevojë për ndërmjetësim mes tij dhe myslimanëve? Mund ta ndihmoj në këtë rast sepse unë kam marrëdhënie shumë të mira me myslimanët

tha Lukashenko që ka vazhduar me këmbëngulje të theksojë se askush nuk duhet të ndërhyjë në ndjenjat e besimtarëve.

Një tallje ndërkombëtare për Macron që shpiku probleme duke rendur pas një populizmi pa shumë kuptim dhe vërtetësi, sa kohë që disa ditë më pas kërkoi të sqaronte pozicionet e veta për komentet e bëra në adresë të myslimanëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.