Brataj: Hapja e shkollave pritet ta japë efektin në mes të tetorit

Postuar në 24 Shtator, 2020 14:33

Me rihapjen e shkollave, pritet edhe rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes skype në edicionin e lajmeve në TvT, tha se kjo pritet të reflektohet në shifrat e mesit të tetorit.  

“Tashmë shkollat janë hapur dhe duhet minimumi 3-4 javë, që të shohim rezultatet e shtimit të rasteve, rezultatet besoj do të shtohen nga mesi i tetorit. Se sa ka ndryshuar përqindja e përhapjes së infeskionit është fiziologjike dhe normale që do të rritet, sepse ulja e temperaturave, futja në ambiente të mbyllura, do të çojë në rritjen e numrit të të infektuarve. Për këtë jemi të ndërgjegjshëm sepse kjo dihet, por ajo që themi është menaxhimi, të qëndrojmë brenda caqeve të menaxhimit normal brenda normave”, tha ai. 

Brataj tha se respektimi i masave antiCovid është më i domosdoshëm se asnjëherë tjetër, sepse nëse deri tani, për shkak të kushteve klimatike të mira, më shumë rrihej jashtë; me uljen e temperaturave, njerëzit zhvendosen në mjedise të mbyllura, çka do të na penalizojë në masë të madhe me shtim të rasteve të të infektuarve.

“Deri tani kushtet atmosferike deri në një masë ishin në disfavor të virusit,  kurse tani fillon vjeshta dhe po ulet tempertara dhe ne futemi brenda, dhe për këtë arsye po studiohen protokollet e sigurisë në ambiente të mbyllura, që do të ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve, dhe patjetër që do të ketë më shumë sepse janë kushtet që e bëjnë këtë, ne duhet të bashkëjetojmë me virusin. Maska ka luajtur një rol shumë të rëndsishëm, kurse tani janë armët më të fuqishme që të marrim masa të mbrojmë veten , duhet t’i repsektojmë ato dhe të vazhdojmë me besimin te shëndetësia shqiptare”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.