Vuçiç: Serbia, anëtare e BE-së në vitin 2026

Postuar në 26 Qershor, 2020 14:50

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar nga Brukseli ku ndodhet për një vizitë se vendi i tij do të jetë anëtar i Bashkimit Europian në vitin 2026.

Jam i bindur se po hyjmë me optimizëm në një fazë të re marrëdhëniesh me Bashkimin Europian. Besoj se do t’i pëfundojmë negociatat me BE-në nga fundi i mandatit të qeverisë së re që do të thotë se është realiste të besoshet se ne do të jemi shtet anëtar i BE-së në vitin 2026. Ky është opinioni im, shpresa ime

tha Vuçiç.

Presidenti serb ka takuar përfaqësuesit e lartë të unionit që kanë njoftuar më herët Vuçiç do të takohej edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.