Musk: Koha që ndaj Amazon të Bezos të veprojë antitrusti

Postuar në 05 Qershor, 2020 15:46

Monopolet janë një gjë e gabuar

Kështu ka shkruar në tuiter Elon Musk, sipërmarrësi dhe kreu i “Tesla-s”, duke iu referuar drejtuesit të korporatës “Amazon”, Jeff Bezos. Mesazhi vjen ndërkohë që sulmet ndaj “Amazon” sa vijnë e shtohen dhe kur autoritetet po e mbikëqyrin atë jo vetëm për përmasën e vet, por edhe për synimet e biznesit të vet. Nga kjo pikëpamje, mesazhi i Musk është në mbështetje të veprimit anti-trust ndaj "Amazon". 

Rivaliteti mes të dyve lidhet me garën hapësinore. Musk është i njohur për SpaceX, e cila së fundmi u përdor nga NASA për të çuar njerëz në hapësirë. Musk u përgëzua për arritjen e vet edhe nga Rossatom, agjencia ruse e hapësirës që është shfryutëzuar nga NASA për misione të ngjashme. Ndërkohë që Bezos ka zbuluar ambiciet e veta hapësinore në drejtim të krijimit të një rrjeti staelitësh për lidhje të shpejtë internet. Për këtë qëllim Bezos ka themeluar Blue Origin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.