Garancia sovrane, pa ndikim: Bankat po i shtyjnë bizneset drejt fajdeve

Postuar në 19 Maj, 2020 17:21

Qeveria pritet të ofrojë një garanci të dytë sovrane, për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve për t’u rimodeluar, për shkak të mbylljes së tyre prej më shumë se dy muajsh nga covid-19.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, thotë se edhe me garancinë e parë, jo të gjitha bizneset që kanë aplikuar kanë mundur të përfitojnë, pikërisht për shkak të qasjes burokrate të bankave ndaj tyre. Për këtë arsye, shumë prej bizneseve janë detyruar të tërhiqen.

“Në qoftëse kemi vetëm kthimin e kredisë dhe nga ana tjetër sipërmarrja ngelet jo në zhvillimin e duhur, ashtu si edhe në shumicën e rasteve sipërmarrjet janë të falimentuara dhe  kemi dhe humbje të kredive, dhe këto janë për faj të analizave të sakta dhe transparencës që sistemi bankar ka në Shqipëri. E njejta gjë ndodh edhe me kredinë sovrane, pra bankat filluan të fusin artifica të ndryshme në kontrata të cilat megjithëse qeveria shqiptare merrte përsipër rriskun, prap bankat shqiptare nuk hoqen dorë nga artificat e tyre, që rëndom të fusin në kontratat e kredidhënies”.

Kjo sjellje e bankave thotë Jaka, sjelll pasoja për vetë sistemin bankar, ndërsa detyron bizneset të kërkojnë kredi në tregjet informale.

“Prezent janë të gjitha instrumentet dhe skrenarët, pra nëqoftëse sistemi bankar është i ngurtë në dhënjen e kredive, dhe nuk është fleksibël për të komunikuar dhe për të krijuar një marrëdhënie transparente dhe bashkëpunuese me sipërmarrjen private në rolin e kredimarrësit, atëherë vështirësitë do ti detyrojnë sipërmarrësit të gjejnë mënyra të tjera për të dal nga situata dhe për të krijuar stabilitetin e kompanive të tyre. Mund të jenë huamarrjet, mud të jenë tregu informal i drejtuar drejt tyre, pra mund të ketë shumë instrumente të tjerë të cilët sipërmarrjet janë të detyruara të gjejnë dhe pse jo mund të jetë instrumenti apo skrenari tjetër që është skrenari i falimentit”.

Situata e rëndë ekonomike që ka përfshirë bizneset pritet të reflektohet me familemntimi e tyre si dhe të shkaktojë probleme të mëdha sociale, deri në inkriminim të shoqërisë.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.