Europa ka nevojë urgjente të ndryshojë sistemin ushqimor

Postuar në 06 Maj, 2020 16:55

 

Evropa duhet ta bëjë sistemin e saj ushqimor më të qëndrueshëm në mënyrë urgjente, ose përndryshe do të përballet me pasiguri të shtuara sa i përket ushqimit dhe ndikime në shëndet. Sipas prof. Peter Jackson, pandemia e koronavirusit ofron një mundësi për të nxitur këtë ndryshim.

Prof. Jackson është bashkëdrejtor i Institutit të Universitetit të Sheffield për Ushqim të Qëndrueshëm në Britaninë e Madhe dhe kryetar i një grupi shkencor pune që këshillon Bashkimin Evropian për ndryshimin e sistemit të ushqimit.

Çfarë kanë nxjerrë në pah pandemitë dhe masat kufizuese të qeverive në lidhje me sistemet ushqimore të Evropës?

Pandemia ka nxjerrë në pah besimin tonë në zinxhirët e furnizimit të gjatë dhe të ndërlikuar (dhe të brishtë) dhe shpërndarjen e tij në kohë. Kur ata zinxhirë furnizimesh ndërpriten, ne shohim pasoja mjaft të ashpra sa u përket rafteve bosh në supermarkete në një afat të shkurtër.

Por ka edhe çështje afatgjata gjithashtu. Për shembull, mbështetja e BE-së në ushqimin e importuar. BE e importon rreth gjysmën e ushqimit të saj.

Është me të vërtetë e vështirë të parashikosh të ardhmen, sepse Covid-19 është diçka e re... por unë mendoj se ka të ngjarë që kjo do t’i bëjë vendet ta rishikojnë varësinë e tyre nga importet për shembull, dhe të mbështesin më shumë kultivimin lokal.

Çfarë do të thotë kriza e koronavirusit për ndryshimin e sistemit ushqimor - a e bën atë më të lehtë potencialisht?

Po, mendoj se ndodh. Një nga gjë e mirë e kësaj pandemie është se ajo i ka bërë njerëzit të mendojnë për ndërvarësinë e tyre me njëri-tjetrin dhe me burimet tona planetare. Kjo na ka bërë më të prirur të mendojmë për një sistem të integruar ushqimor, për ndërlidhjet globale. Ka konsensus midis shkencëtarëve për atë që duhet të bëhet për një sistem ushqimor më të qëndrueshëm, por ka më pak konsensus për atë që funksionon në drejtim të politikave që duhen ndjekur për të arritur atje. Dhe ka më pak konsensus politik për atë që kërkohet. Kjo krizë thekson nevojën për ndryshime dhe i shtyn politikanët ta shohin këtë me urgjencë.

Në çfarë kuptimi është i paqëndrueshëm sistemi ushqimor i Evropës?

Është i paqëndrueshëm për sa i përket ndikimit të sistemit ushqimor në ndryshimin e klimës - dhe emetimin e gazrave serë në veçanti. Është i paqëndrueshëm sepse sistemi aktual i prodhimit të ushqimit të industrializuar zvogëlon biodiversitetin, ka efekte negative në ajër dhe në cilësinë e ujit.

Dhe kjo do të thotë pasiguri lidhur me ushqimin, sidomos sa i përket njerëzve më të varfër dhe më vulnerabël në të gjithë Evropën.

Ka dy zgjidhje konvencionale për këtë. Një: intensifikim i qëndrueshëm - ne vazhdojmë të intensifikojmë sistemin ushqimor për të prodhuar më shumë nga më pak ... duke përdorur risi agroteknike (të tilla si ato që përdorin inteligjencë artificiale dhe robotikën). Kritikët e intensifikimit të qëndrueshëm do të thoshin se ishte intensifikimi i sistemit ushqimor ai që i ngriti problemet që në krye të herës.

Dy: Agroekologjia - ushqim organik, ushqim lokal, më shumë ushqim sezonal, një grup zgjidhjesh në shkallë më të vogël. Dhe kritika e kësaj është, sa e arsyeshme është ajo për të ushqyer një popullsi globale që rritet shumë shpejt?

A duhet të ndryshojmë mënyrën se si e shohim ushqimin?

Po, unë kështu mendoj. Sistemi aktual i ushqimit ka arritur të ushqejë mirë Evropën në tërësi, dhe ne kemi jemi mbështetur në një gamë të tërë ushqimesh të ndryshme që janë në dispozicion në supermarketet tona, dhe ne presim që raftet t’i kemi plot.

Por çmimi i kësaj është një sistem shumë i industrializuar që mbështetet në ushqime shumë të përpunuara, të paketuara, dhe që është shumë ndryshe nga dieta që europianët kanë pasur një brez më parë.

Nëse mendojmë për ushqimin thjesht si mall i tregtueshëm, ne kemi humbur diçka nga kuptimi i ushqimit, dhe pa dyshim, kjo është ajo që ka bërë që sistemi aktual i ushqimit të jetë i paqëndrueshëm.

Çfarë është në lojë nëse nuk e ndryshojmë sistemin tonë ushqimor?

Sistemi ushqimor duhet të ndryshojë brenda viteve të ardhshme, dhe sigurisht brenda gjeneratës tjetër. Ne nuk mund të vazhdojmë të prodhojmë ushqim në të njëjtën mënyrë siçe bëjmë tani dhe të presim të plotësojmë kërkesat e një popullate që rritet shpejt.

Do të ketë një seri implikimesh jo vetëm brenda sistemit ushqimor, por në të gjithë ekonominë dhe shoqërinë më gjerësisht nëse nuk ndryshojmë. Do të ketë pabarazi të shtuar në aksesin ndaj ushqimit dhe implikime të rënda shëndetësore nga sasia e madhe e ushqimit të përpunuar.

Kush duhet t’i sjellë këto ndryshime në sistemin ushqimor?

Sistemi ushqimor është mjaft kompleks dhe ... asnjë aktor i vetëm nuk mund të prodhojë ndryshime në shkallën që na nevojitet.

Ka shumë fermerë dhe shumë konsumatorë në secilën anë të sistemit ushqimor, por në mes ka një numër relativisht të vogël korporatash - veçanërisht shitësit.

Në Britaninë e Madhe, katër supermarkete kontrollojnë rreth 80% të furnizimeve ushqimore. Ato kanë shumë ndikim, jo vetëm në çuarjen e ushqimit te konsumatorët, por edhe për sa u përket kërkesave për fermerët, dhe prodhuesit e përpunuesit.

Nëse Komisioni Evropian do të donte të bënte ndryshime të rëndësishme në sistemin e ushqimit, më e mira do të ishte të përqendrohemi në ato korporata më të mëdha dhe sektorin e shitjes me pakicë si një pika kyçe.

Çfarë mund të bëjnë qeveritë për të ndryshuar sistemin?

Janë përmenduar shpesh të ashtuquajturat mesazhe të buta. Por provat në raport sugjerojnë se një kombinim të masave të ashpra dhe të buta mund të jetë mënyra më efektive për të ndikuar në ndryshimin e sistemit ushqimor.

Masat e vështira përfshijnë gjëra të tilla si legjislacioni dhe taksimi, si p.sh. tatimi mbi sheqerin. Masat e buta përfshijnë mesazhe shëndetësore ose këshilla për konsumatorët. 

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.