Na respektoni minimalisht me gënjeshtra më të zgjuara

Postuar në 21 Mars, 2020 14:11

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është riaktivizuar në rolin e saj së fundmi duke dalë më shpesh në media. Sot ajo ka postuar në tuiter një status në të cilin flet për dizinformacionin rreth çështjes së CoVid 19. 

Raporti i EEAS tregon ata që kanë kërkuar ta dobësojnë Shqipërinë pak vjet më parë po përdorin sërish dizinformacionin dhe propagandën për të fshehur të ërtetën…duke pretenduar të jenë shpëtimtarë në krizën që e shkaktuan vetë. Historia ka vlerë, faktet kanë vlerë

shkruan ambasadorja.

Vetëm dje ajo doli me një deklarratë përmes së cilës theksonte ndihmën 100 milionë dollar që SHBA ka akorduar për vende si Shqipëria që janë prekur nga pandemia, por e bëri këtë gjë, një ditë pasi në TvT u raportua se Shqipëria kishte kërkuar ndihma nga Kina dhe pasi ambasadori kinez doli në një intervistë përmes së cilës shprehu gatishmërinë e vet për të ndihmuar.

Edhe kryeministri Rama pranoi se është kërkuar bashkëpunimin nga Kina, por duke e ulur profilin teksa shtoi se një gjë të tillë po e bën Ministria e Shëndetësisë.

Nëse lexon raportin që bashkëngjit zonja Kim aty vëren se kemi të bëjmë me një fletëpalosje elektronike, pa asnjë të dhënë konkrete, por vetëm me akuza. Ka dizinformacion se Europa nuk po ndihmon, se SHBA nuk po ndihmon, se CoVid 19 u krijua në laborator etj..Teori konspirative që gjallojnë prej dekadash në internet.

Në këtë kuptim të shërbesh këtë lloj librushke siç thonë nga një anë, si menu të sqarimit të shqiptaëve për armiqtë e tyre është të fyesh hapur inteligjencën e tyre, që duhet ta pranojmë se nuk është ndonjë gjë që ka nota të larta. Megjithatë besojmë se zonja udhëhiqet nga dëshira e mirë dhe interesi progresist nëse ka një të tillë kur bën deklarime të tilla. Puna është se kritikat ndaj Europës i patën edhe drejtuesit politikë; Vuçiç deklaroi se do t’i drejtohet Kinës, Edi Rama që ndërron muhabet çdo orë tha se në fundin e botës, Shqipërinë do ta shpëtojë Turqia, Italia po ashtu ka një perceptim se u braktis.

Çfarë nevoje ka këtu për dizinformacion kur kemi qëndrime politike publike? Dhe si mund të besohet një qëndrim i tillë kur vetë Perëndimi që pretendon ta luftojë pandeminë si demokraci, në fakt adoptoi modelin kinez të karantinës? Është e dukshme se askush nuk ka një përgjigje për këtë që po ndodh. Nuk ka as zgjidhjen dhe mesa duket nuk ka as mekanizmin veprues për t’iu përgjgjur situatës. Do të dojë kohë përshtatja e mjeteve dhe fondeve për të rikapur ekuilibrin që po rrëshqet, ndaj deri atëherë do fitohet kohë me të tilla deklarime anemike.

Ajo që kërkohet nga ambasadorja  - meqenëse është e re në vendin tonë – është të paktën të sofistikojë gënjeshtrat. Se tani anglisht dinë shumë njerëz në këtë vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.