Pastrimi i parave, një akuzë apo një shpifje e një kryeministri që është turp kombëtar?

Postuar në 21 Shkurt, 2020 14:13

“Thank you my dear enemy, (faleminderit e dashur armike).  Kemi bërë shumë beteja në të shkuarën si kundërshtarë, por ja ku jemi sot si një shembull që po shohim para për vendin

Kështu i është drejtuar sot kryeministri Edi Rama Maljlinda Bregut gjatë një aktiviteti të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal dhe Forumi Botëror Ekonomik për Inovacionin. Ta lëmë mënjanë këtë mirëkuptimin romantim pozitë-opozitë që në duetin Rama-Bregu merr konotacione poetike bajate. Të merremi një sekondë me betejat për të cilat flet z. Rama. Le t’i kërkojmë këto beteja në arkivën e Partisë Socialiste. Lexoni këtë tekst të autorizuar nga Partia Socialiste, të cilin po e sjellim të plotë:

Pra z. Rama, ky shakaxhi i përparimit, ky shëtitës i orëve të vona me taksixhinjtë e kualifikuar, konsideron betejë një AKUZË PENALE!!! Le ta pyesim këtë zotëri me standardin e tij: e ke provuar ti këtë për të cilën akuzon zonjën Bregu? Pra lavatricen e pastrimit të parave? Nëse po si vallë sot e shet si partnere në zhvillimin e vendit? Nëse jo, kemi të bejme me nje shpifje ordinere dhe kjo nuk çudit më askënd. Këtu na duhet të pranojmë se me të vërtetë nuk je njësoj me Saliun! Je ku e ku më keq! Për të zezën e këtij vendi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.