Shqetësimi i urtë i z. Gjiknuri: Qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin

Postuar në 12 Shkurt, 2020 14:11

Mediat përcjellin një prononcim të fundit të bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri që ndër të tjera ka bërë edhe këtë koment:

…Ato gjëra që nuk janë arritur me “luftë” në rrugë nuk mund ti marrësh në tavolinën e negociatave. Nuk ka sens të diskutohet kjo gjë në këtë tavolinë. Është një çështje e natyrës politike për të cilën Partia Demokratike ka qasjen e saj por mazhoranca e ka bërë të qartë. Qeveria është kushtetuese, qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin. Qeveritë janë për të qeverisur vendin dhe ligji zgjedhor është për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë mes palëve

Ta lëmë mënjanë pyetjen sesa morale është që të flasë për zgjedhjet e ndershme ky njeri. Sesa profesionale mund të jetë diskutimi për Kodin nga ky jurist që ka nga pas një histori personale dështimesh që nga koha e opozitës së PS-së.

Të merremi me konstatimin e urtë të z. Gjiknuri se “qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin”.

Patjetër që një term i tillë implikon përkohshmërinë dhe funksionin e psoaçëm të një ekzekutivi që menaxhon një process tranzitor. Mund të thuash shumëçka. Që një qeveri e tillë nuk është shumë e angazhuar, ka fokus më të ngushtë veprimi etj.. Por nuk mund të thuash që ajo nuk është e dobishme për popullin, qoftë sepse nuk beson askush se Damian Gjiknuri dhe Edi Rama mendojnë të jenë të dobishëm për popullin, por me gjasë ka një pjesë të madhe qytetarësh që mendojnë se qeveria e tanishme, e dalë nga vota, është e rrezikshme për të ardhmen e vendit.

Arroganca e këtij ekipi që qeveris arrin kulmin jo me aplikimin e forcës së kartonit, sepse një gjë të tilë e kanë bërë edhe qeveritë e mëparëshme, por me këmbënguljen për të bërë moral. Për të thënë se kjo qeveri dhe kjo shumicë përfaqëson të Mirën, kurse pjesa tjetër është e Keqja.

Besim i tepruar në vetvete apo jo, kjo pak rëndësi ka. Ajo që është ulëritëse dhe kthim përmbys është që për Dobinë e Popullit të flasë edhe z. Gjiknuri mbi të cilin rëndojnë akuza dhe dyshime nga më të ndryshmet, sidomos ato që kanë të bëjnë me paranë publike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.