SHBA-Iran, luftë deklaratash. Spekullimi: Irani shmangu qëllimisht viktimat në bazat amerikane

Postuar në 08 Janar, 2020 18:15

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar publikisht se nga sulmi i Iranit në bazat e SHBA në Irak nuk ka asnjë viktimë. Zoti Trump ka folur me një gjuhë që ngjan me atë që u tregon diçka fëmijëve:

Përsa kohë që Irani nuk ndryshon, nuk do të tolerohet. Nuk do të ecë përpara. Do t’i kërkoj NATO-s përfshirjen e mëtejshme në Lindjen e Mesme. Ne nuk varemi dhe nuk na duhet nafta e Lindjes së Mesme. Forcat tona ushtarake janë më të forta se kurrë, raketat tona janë vrasëse dhe të shpejta. Nuk duam t’i përdorim. Jemi të fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht

tha ai.

media të ndryshme po qarkullon lajmi se Teherani zyrtar ka shmangur qëllimisht viktimat njerëzore në sulmet e veta për të mos provokuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Kundërpërgjigja iraniane ishte e detyruar si mjet edhe si konsumi publik përballë një vrasjeje spektakolare që preku direkt imazhin e tij. Me sulmin mbi bazat amerikane Teherani ka demonstruar forcën se mund të sulmojë ushtarakisht SHBA-të duke kaluar në ndonjë spirale të pakthyeshme dhe në fakt këtë gjë nuk mund ta bëjë sot asnjë shtet në Lindjen e Mesme. Kjo do të mjaftonte për të riekuilibruar emocionalisht situatën. Nga ana tjetër edhe ministri i Mbrojtjes së Iranit, Amir Hatami ka deklaruar sot se vendi i tij do të veprojë në proporcion me atë që do të bëjë SHBA.

Masat tona të mëtejshme natyrisht do të jenë proporcionale me atë të amerikanëve. Ato do të vazhdojnë

tha ai pas mbledhje së qeverisë.

Mbetet ende për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por sikundër është vlerësuar deri më sot, Trump kreu një operacion politik me vrasjen e Soleimanit duke neutralizuar debatin për impeachment e tij në Kongres. Nga ana tjetër vrasja e Soleimanit nuk ka cenuar asetet iraniane në Lindjen e Mesme dhe ftesa që sot Trump bëri për NATO-n për një angazhim më të madh në këtë rajon, do të thotë se Shtëpia e Bardhë nuk planifikon ndonjë luftë.

Një element që duhet përmendur këtu është fakti historik se Irani është ndër të paktat vende, në mos të vetmet që ka ndikuar me veprimet e veta në procesin elektoral të SHBA dhe të Francës. Kriza e pengmarrjes në vitin 1979 në ambasadën amerikane në Teheran zgjati qëllimisht dhe pavarësisht negociatave dhe premtimeve financiare, Khomeini nuk i lëshoi pengjet që e ndëshkuan Carterin përballë Reagan. Më keq akoma, Khomeini urdhëroi lirimin e tyre vetëm pasi Carter la zyrtarisht detyrën duke e poshtëruar publikisht atë.

Nga kjo pikëpamje, Irani është një vend që e ka përvojën e veprimeve subversive ndaj një vendi që është peng I sondazheve si SHBA. Pas vrasjes së Soleimanit u tha se një nga planet e tij ishte provokimi i SHBA për të detyruar Trump të ndërhynte në Lindjen e Mesme duke kërkuar të njëjtin gabim që amerikanët bënë në Irak. Në këtë kuptim skenari i luftës dhe provokimit të saj, nëse ekziston luan si faktor pozitiv për Iranin që mund të provokojë kaosin në një rajon ku SHBA nuk mund të qëndrojnë indiferente. Dhe lufta nuk dihet si do të lexohej nga elektorati amerikan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.