Protektorati i kushteve

Postuar në 30 Shtator, 2019 21:46

Franca do t’i bashkohet qëndrimit gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Abc News citon burime zyrtare të Bashkimit Europian, sipas të cilave  miratimi do të shoqërohet me kushte. 

Takimi i së mërkurës i paraprin mbledhjes se ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian që zhvillohet në 15 Tetor në Luksemburg, ku do të merret edhe vendimi për të të dyja vendet.

citon tv në fjalë burimet.

Kushtet janë të njëjtat dhe lidhen me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reforma në drejtësi e të tjera si këto. 

Në thelb çfarë i kërkohet Shqipërisë? I kërkohet të bëhet shtet normal, të ngushtojë edhe ca hapësirën mes asaj që ka shkruar në ligje dhe praktikës. 

Por kjo kërkesë nuk është e tashme. Përjashtimi i Shqipërisë është dukuri që shoqëron histornë e shtetformimit që ende nuk ka përfunduar. Shqipëria e nisi jetën si shtet nën protektorat, njëherë për të ruajtur pavarësinë dhe për ta konstituuar atë, njëherë për të imponuar një ideologji dhe së fundmi për të dhënë edukatën morale, etike dhe politike që e integron këtë shtet në botën e qytetarimit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.