Fotografohet Osama Libiani, organizatori i torturave në kampet e refugjatëve

Postuar në 21 Shtator, 2019 13:31

Osama libiani. Kështu thirret personi në foto që mendohet se është një ndër personat e përfolur për torturat në kampin e burgosjes në Zavajash. Në Libi kampet e refugjatëve që duan të kalojnë drejt Europës janë bërë shpesh objekt hetimesh dhe akuzash për krime dhe trajtim çnjerëzor ndaj personave  që hyjnë në to.

Një i ri subsaharian ka arritur ta fotografojë Osamën, Libianin që gëzon namin e një lloj SS në kampet libiane dhe ja ka dorëzuar atë një avokati në Londër. Emri i Osamës figuron për 77 herë në 37 faqe të dosjes penale të tre bashkëpunëtorëve të tij të ndaluar në territor italian. Të dhënat e shumta flasin për një organizatë të mirëfilltë që merret me të gjitha aspektet e jetës në kampe në krye të së cilës shfaqet libiani në fjalë. 

Të gjitha inspektimet e OKB-së në kampe kanë dështuar deri më sot, duke e kthyer kështu vendimin për grumbullimin e refugjatëve të kampe nga një politikë për zgjidhjen e problemit të emigracionit, në shkak të një linje kriminale trafikimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.