Negociatat/Maqedonia e Veriut duhet të ndahet nga vlerësimi për Shqipërinë

Postuar në 13 Shtator, 2019 10:58

Teza maqedonase se vlerësimi për integrimin duhet bërë sipas vendeve dhe jo në bllok ka fituar terren dhe me gjasë Bashkimi Europian do të ecë mbi këtë parim. Në një intervistë për Deutsche Welle, deputeti kristiandemokrat gjerman, Günther Krichbaum, shprehet se Maqedoni e Veriut mund të gjykohet më vete për negociatat.

Siç thashë ne Bundestagun gjerman jemi duke u këshilluar edhe për Shqipërinë,  dhe sa i përket pyetjes suaj për ndarje mund të them se që prej raundit të fundit të zgjerimit të BE, me 10 plus 2 shtete, më 2004 dhe 2007 është parë se është më mirë që vendet të vlerësohen sipas përparimeve që bëjnë vetë, me të ashtuquajturën "principle of oën merit”. Prandaj vendet duhen gjykuar për përpjekjet që bëjnë.

Për mua është e qartë se mund të bëhet shkëputja e dy vendeve, e megjithatë në fund mund të ndodhë që bisedimet të fillojnë në të njëjtën kohë për të dy vendet. Nuk po flasim për fillimin e bisedimeve për kapitujt e pranimit, se ky është hapi i dytë. Ky principle of oën merit, është një princip i BE dhe secili vend vlerësohet për sukseset e veta

tha ai. 

Qeveria shqiptare e ka kundërshtuar aplikimin e këtij parimi me argumentimin se kjo mund të destabilizojë rajonin. Por se si dhe pse do të ndodhë kjo, nuk është sqaruar. Ka më shumë të ngjarë që këmbëngulja në këtë lloj politike bëhet për të fshehur pas një vendimi në bllok për dy vende, dështimin e Shqipërisë, që është spektakolar dhe nuk ka lidhje me ndonjë vend tjetër. Nuk ka asnjë provë në këto dekada që destabiliteti i Shqipërisë ndikon mbi vendet fqinje, ndaj teza e z. Rama nuk qëndroj në këmbë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.