Merkatua mediatike/Reis Çiço lë Klanin. Berisha hap emisionin e vet në median e Frangajt

Postuar në 08 Gusht, 2019 14:31

Marketingut mediatik të kësaj vere duket se i është shtuar një jackpot I fituar nga Tv Klan. Burime të besueshme bëjnë të ditur për “Të Kripura” se folësi i vjetër i këtij televizioni, gazetari I njohur Reis Çiço do të largohet nga ekrani i Tv Klan për t’i lënë vendin një zëvendësuesi krejt të pamundur në çdo imagjinatë. 
Ish-presidenti Sali Berisha do të jetë folësi i ri i TV Klan, me një pagesë që është sa rroga që merrte si deputet. Kërkesa e bërë nga pronari i televizionit, Aleksandër Frangaj, ka qenë që Berisha të drejtonte një format si “Porte Aperte” që dikur drejtohej në Mediaset nga Paolo Liguori, pra një format me analizë mbi temën e ditës. Ish-presidenti ka rënë dakord me kushtin që tematika të jetë e zgjedhur prej tij dhe e pakushtëzuar nga televizioni. 

Sal’s Corner, apo Qoshja e Salës, ky pritet të jetë emri i emisionit në fjalë që nuk ka dyshim se përbën një risi në çdo aspekt. Por nuk pwrjashtohet edhe Kulla e Salws. 

Sipas burimeve të sipërcituara një ndër arsyet pse Sala po kalon në profesionin e gazetarit është jo vetëm nevoja politike për imunitet publik ndaj çdo të papriture nga SPAK, por edhe fakti se në fazën e tanishme menaxhimi i lojës politike përmes Facebook është kufizuar shumë. Zoti Berisha do të luajë përmes emisionit të vet atë rol që luante çdo të enjte në Parlament, duke hyrë në atë godinë nga dritarja, pasi doli vetë nga dera. 
Gazetari i njohur Çiço në fakt ka dhënë dorëheqjen mbi një arsyetim personal etik. Sipas tij, përvoja e punës dhe respekti për një ish-president nuk e bëjnë të mundur që një ditë me z. Berisha “të jemi kolegë”. 

Për mua është në aspektin etik e papranueshme”, thuhet në tekstin e dorëheqjes së Çiços. 
Është padyshim një zhvillim i ri që z. Frangaj e ka miratuar vetëm për të dhënë goditje në tregun mediatik dhe mbajtur audiencë në kushtet e shkëputjes nga platforma e Digit-Alb. Dhe duhet thënë se është gjetje shumë e zgjuar qoftë edhe sepse relativizon pa e deklaruar rëndësinë e Blendi Fevizut dhe emisionit “Opinion” që në një farë mënyre mban peng profiling publik të këtij televizioni duke iu mbivendosur identitetit të tij.

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.