Diplomacia si Drejtësia, "ministri": Largimet kanë krijuar zbrazëti`

Postuar në 28 Qershor, 2019 15:36

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, njofton sot përmes një postimi në Facebook se diplomacisë shqiptare i janë bashkangjitur pesë student ekselentë. Me këtë rast, ministri, ka publikuar edhe fotot e rastit. Cakaj sqaron në notën e tij se çfarë synohet:

Së pari, qëllimi themelor i reformanve në zhvillim e sipër në MEPJ është fuqizimi i diplomatëve të karrierës. Këtë duhet thënë qartë dhe zëshëm! Në këtë kuptim, ndryshimi i ligjit për shërbimin e jashtëm është i domosdoshëm për të përcaktuar kufirin e qartë të numrit të mundshëm të diplomatëve jashtë sistemit dhe po ashtu dhënien e përparësisë të padiskutueshme për diplomatët e karrierës në raport me emërimet nga jashtë. Për shkak të veprimeve konkrete të deritanishme, sfati diplomatik i përfaqësive tona nëpër botë përbëhet prej mëse 88% (përjashto strukturat drejtuese emrimi i të cilave tejkalon MEPJ-në) me diplomatë karriere. Deri në ndryshim të ligjit, emërimet nga jashtë sistemit do të bëhen vetëm në raste të meritave të posaçme ashtu siç është edhe rasti i ekselentëve në fjalë

Së pari duhet të themi se ministri ka për detyrë të njoftojë emrat e diplomatëve të rinj dhe detyrat përkatëse që ata marrin. Procedurën e ndjekur dhe si Pakti për Universitetin gjen zbatim apo përputhet me praktikën e ligjit për Shërbimin e Jashtëm. Sado e mirë të jetë dëshira, në fillim vjen ligji. Nga ana tjetër, publikimi i emrave jep mundësi hulumtimi për këta ekselentë që sot nisin detyrën dhe do na përfaqësojnë dikur të gjithëve. Ministri nuk e bën një gjë të tillë sepse ka mësuar tashmë se thelbi i strategjisë së komunikimit publik nuk ka lidhje me përmbajtjen.

Nga ana tjetër, teksa flet për reformë, miinistri ka pranuar se largimet e bëra së fundmi kanë krijuar zbrazëti.

Zbraztitë e reja të shkakëtuara prej lirimeve nga detyra e shumicës dërmuese të punonjësëve jashtë sistemit të shërbimit diplomatik duhet të shfrytëzohen si mundësi shtesë për rekrutimin e diplomatëve të rinj. Pra, zgjidhja e vetme afatgjatë është rinovimi i sistemit nëpërmes rekrutimeve të reja në sistem. Rrjedhimisht, kjo ndërmarrje synon edhe sjelljen e gjeneratave të reja në shërbimin diplomatik shqiptar

shkruan ministri.

Është e njëjta situatë që ndodhi me sistemin e drejtësisë, që në vend se të reformohej duke e mbajtur në punë, u godit dhe u rrëzua përdhe për t’ia nisur nga e para. Është shumë e paqartë sesi do të sigurohet vazhdimësia e punës në një sektor si diplomacia nëse do të ecet me parimin diplomatëve ekselentë kur dihet se kjo është një fushë që kërkon përvojë, përvojë dhe përvojë.

Ndjehem tepër i lumtur të shoh studentët ekselentë dhe diplomatët e rinjë të shërbimit duke shkëlqyer në përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë nëpër botë

vijon ministri që mbetet në Detyrë.

Po ku konkretisht po shkëlqejnë këta diplomatë? Ministri nuk sjell asnjë emër, asnjë shembull konkret, asnjë arritje. Thjesht poston një status me foton e vet qendrore dhe bën pak zhurmë me “lajm të mirë” në këto ditë që dominohen nga lajmet e errëta të politikës. Natyrisht, Cakaj, për vetë mënyrën sesi erdhi në detyrë, është një ushtar ndaj të cilit nuk duhet pritur shumë, por si I shkolluar në Perëndim, të paktën transparencën duhet të mos ia kërkojë veresie kryeministrit, pasi presupozohet ta ketë vetë, të brendshme.

Por një kontribut u duhet njohur z. Cakaj dhe z. Rama. E zhbënë edhe vlerën e diplomacisë si sektor për të cilin luftohet shumë, duke e injoruar, trajtuar sa për show dhe sidomos duke mbyllur çdo mundësi veprimi përderisa edhe për diplomacinë ekonomike ka shumë pak se çfarë të bëhet: PPP-të dhe projektet janë qoka ministrash dhe kryeministrash që nuk kanë nevojë për investitorë ët huaj. Kjo është politikë zyrtare tashmë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.