Dosja 339 dhe një hetim që nuk u mor asnjëherë seriozisht (Video)

Postuar në 07 Qershor, 2019 18:59

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda doli për herë të parë lidhur me dosjen 339,  duke lexuar për publikun 4 faqe letër bakalli nga një raport  i hartuar nxitimithi mbi ecurinë e hetimeve. Në 3 vjet që prej nisjes së procedimeve, dosja ka kaluar në duart e 4 Prokurorëve, për shkak të lëvizjeve që ka kryer Arta Marku në strukturën e Prokurorisë. Për pasojë, ky hetim nuk u mor kurë seriozisht. Për këtë mjafton ky raportim që ka bërë Donika Prela:

“Në kuadër të hetimeve, janë administruar gjithsej 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD. Nga këto, janë 110 CD për vitin 2017, 479 CD për vitin 2018 dhe 35 CD për vitin 2019.Sqarojmë se referuar InformaCionit që mëështë vënë në dispoziCion nga dy prokurorët e çështjes, në momentin e ngritjes së grupit hetimor nga ana e drejtuesit të prokurorisë tetor 2018, të gjitha CD e administruara kanë qenë të patranskriptuara në tërësi dhe vijimësi, por  ka patur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike.

Po kështu, në këtë moment është konstatuar se janë kryer veprime hetimore të hapura vetëm në drejtim të veprave penale tëtrafikimit të lëndëve narkotike të kryera në qytete të ndryshme të vendit dhe abuzimeve me pronat në zonën e Qarkut Lezhë, ndërsa për veprat e tjera penale, duke përfshirë dhe veprat penale në fushën e zgjedhjeve nuk ka patur hetime të hapura, me përjashtim të përgjimeve, të cilat siç dhe theksova, nuk kanë qenë të transkriptuara në tërësi”

Aq e predispozuar ka qenë zonja Prela për të dhënë shpjegime saqë u largua pa e zgjatur me pyetjet e gazetarëve sic tregon videoja më poshtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.