Bannon feston “vdekjen” e Bashkimit Europian

Postuar në 28 Maj, 2019 14:13

Projekti i integrimit evropian "vdiq" më 26 maj me humbjen e presidentit pro-europian të Francës, Emmanuele Macron përballë ekstremit të Marin Le Penn. Kështu është shprehur ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon teksa ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve europarlamentare të së dielës.

"Bashkimi Evropian ka vdekur. Presidenti francez mbajti një fjalim shumë të fortë mbi të ardhmen e Shteteve të Bashkuara të Europës në shtator 2017 në Sorbonne. Projekti i tij u hodh poshtë”-theksoi ish-këshilltar i fushatës së Trump në një intervistë për AFP nga hoteli Bristol në Paris.

"Forca e dytë më e madhe"

"Ajo që më ka tronditur mua është se Macron nuk e ka zgjeruar mbështetjen jashtë metropoleve të elitës urbane”- shprehet Bannon. Ai beson se partitë nacionaliste e populiste kanë aftësinë për të formuar një "super grup" që mund të bëhet fuqia e dytë më e madhe e Parlamentit Evropian."

“Marine Le Pen pësoi një "poshtërim publik" në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, por që atëherë Fronti Kombëtar ka ndryshuar dhe gara për zgjedhjet presidenciale në Francë në vitin 2022 filloi"-tha Steve Bannon.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mire qe e feston vdekjen e BE-s, por ky nuk esht as kinez te pakten! Ky eshte irlandezo-amerikan, cfar do te thote, se duhet ti interesonte nje Europe e shendetshme dhe e papercare!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.