Macron e Tsipras, dy humbësit e mëdhenj të zgjedhjeve

Postuar në 26 Maj, 2019 21:04

Në pamje të parë zgjedhjet europiane të këtij viti shënuan një pjesëmarrje të madhe, ku nga rezultatet e votimeve do të formësohet udhëheqja politike e Bashkimit për pesë vitet e ardhshme.

Në Gjermani socialdemokratët e SPD pësuan një tjetër disfatë duke marrë vetëm 15.5% të votave, ndërsa (CDU / CSU) e kancelares Merkel mbetet në krye, por me mbështetje të reduktuar në 28%. Fituesit e mëdhenj janë të Gjelbrit që u renditën në vendin e dytë  me 22%. Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë mori  në 10.5%.

Rezultatet suptizë priten në Francë, ku betejë e ashpër zhvillohet mes ekstremit të djathtë të  Marie Le Pen dhe partisë në pushtet të Emmanuelle Macron. Triumfuese janë exit pollet për partinë e ekstremit të djathtë Viktor Orban. Finch ka siguruar 56% të votave në një fitore që shihet si produkt i politikave kundër emigrantëve të kryeministrit hungarez.

Fitore bindëse edhe për Partinë Popullore të kancelarit austriak, Sebastian Kurz që siguroi 34.5% të votave me një rritje prej shtatë për qind në krahasim me zgjedhjet evropiane të vitit 2014. Skandali me zv/kancelarin nuk ka ndikuar thuajse fare në popullaritetin e Kurz. Vendi i dytë është Partia Social Demokrate (SPO) me 23.5%. Në Holandë, Partia Punëtore (PvdA) fitoi 18.1% të votave, Partia për Liri dhe Demokraci (VVD) 15%, ndërsa CDA e ekstremit të djathtë 12,3%,.

Në Bullgari partia në pushtet e kryeministrit konservator Bojko Borisov pritet të fitojë zgjedhjet me një përqindje prej 30.5 deri në 32.7%. Në vendin e dytë janë socialistët (nga 23.2 deri në 25.4%), ndërsa Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (MRF) e pakicës turke është vlerësuar të marrë nga 12.8 në 13.6%. Në Greqi, exit-pollet i japin fitoren Demokracisë së Re, si në zgjedhjet europarlamentare ashtu edhe në ato lokale, duke  u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.