Nis avazin e letrave dhe propozon diskutimin e datës së zgjedhjeve

Postuar në 22 Maj, 2019 18:56

Edi Rama i ka konsumuar të gjitha suprizat që lidhen me aftësitë e tij politike për të qenë në modë.

Si personi që ka përgjegjësinë kryesore për të ofruar zgjidhje për krizën politike që po kalon vendi, ai po ecën në një trajektore të njohur, atë të letrave të hapura për kundërshtarët politikë.

I vënë në pozitë nga presioni ndërkombëtar se pikësëpari i takon qeverisë të afrohet me opozitën, zoti Rama e ka bërë ofertën e tij me një postim në fb të cilën e quan letër të hapur për Lulzim Bashën.

Avazi i letrave në fakt në të kaluarën ka hapur një perspektivë që është konkretizuar me marrëveshje. Nëse është ky qëllimi atëherë edhe propozimi për të diskutuar datën e zgjedhjeve parathotë shtyrjen e tyre.

Zgjedhjet në 30 qershor Ju mund t’i vështirësoni, nëse do t’i shkoni deri në fund rrugës pa krye, ku po e udhëhiqni grupimin Tuaj politik, por s’ka asnjë shans që t’i ndaloni të zhvillohen. Por Dialogu duhet të nisë pa humbur kohë, pavarësisht atyre që thoni e mendoni të bëni Ju në 30 qershor dhe pavarësisht faktit se unë 30 qershorin s’kam asnjë fuqi ligjore ta negocioj, edhe pse Ju jeni i lirë ta diskutoni në Tryezën e Dialogut. Unë Ju ftoj në një dialog pa kushte dhe në kushtet kur Shqipëria e shqiptarët, nuk meritojnë përkeqësimin e një situate politike krejt të pakuptimtë, e cila po u kushton në mënyrë krejt të pamerituar. Shumica dërrmuese e tyre, përfshirë edhe shumicën e atyre që si zgjedhës të pakicës, s’kanë votuar e s’kanë ndërmend të votojnë ndonjëherë për mua dhe qeverinë që drejtoj, duan dialog mes nesh, e jo acarim mes shqiptarëve dhe dëmtim të Shqipërisë, për shkakun tonë. Aq më pak duan çka Ju po u ofroni sot, në një rrugë ku, të kuptohemi, nuk është fare halli im se do shkoni keq e më keq politikisht si grupim, po ku edhe ata vetë janë të humbur dhe ku askush nuk del i fituar.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.