Partia Socialiste nuk i njeh zonat e influencës. Pas "kur do flasim" në skenë del vokalisti i tensionit

Postuar në 16 Maj, 2019 13:59

Kryeministri Edi Rama ka disa ditë që pyet kreun e opozitës Lulzim Basha: Kur do flasim? Ideja është të dialogohet e të arrihet një marrëveshje. Sot i njëjti kryeministër shpërndan në Facebook e vet fjalën e Taulant Ballës që flet në Parlament sikur të ishte Mehmet Shehu kur deklaronte se “Shqipëria nuk i njeh zonat e influencës”.

Zoti Balla është sekretar i Përgjithshëm i PS-së, por ka cenin se merr seriozisht veten. Diçka që mesa duket justifikohet vetëm si detyrë partie, meqenëse z. Balla është autori i sinqertë i deklaratës së dashurisë së pakufishme për partinë që është përpara Shqipërisë. Përtej kësaj, kërcënimet apo interpretimet e z. Balla janë përsëritje e një kasete të vjetër që edhe sikur të ketë vetëm të vërteta nuk besohet më.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.