Megavjedhja e TVSh-së/1.260 miliardë euro mungojnë në BE

Postuar në 07 Maj, 2019 12:42

1.260 miliardë euro. Kjo është shuma që i mungon bilancit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Shuma në fjalë i takon viteve 2009-2016 dhe ajo është sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Australisë. Vat Gap i BE-së, pra diferenca mes asaj që duhet paguar dhe asaj që është derdhur realisht, vetëm në vitin 2016 arriti në 147.1 miliardë euro. Vetëm përmes skemës së karruselit që konsiston në shitjen në disa vende që më në fund të shmanget TVSh-ja shkon në 50 miliardë euro në vit.

Këto janë të dhëna të një investigimi të realizuar nga media gjermane Correctiv në të cilin kanë marrë pjesë 63 gazetarë nga 35 redaksi, që kanë kryer qindra intervista.

Skema karrusel funksionon prej vitesh dhe asnjë shtet në BE nuk ka arritru të marrë masa që t’i përgjigjet kësaj që po ndodh. Edhe vetë unioni ka dështuar në adoptimin e politikave të përgjthshme korrigjuese ndërkohë që përfitimi nga skema është kaq i madh saqë provohet se vetëm në Itali në çdo katër orë krijohet një shoqëri fantazmë. Italia qëndron në krye për këtë dukuri, por ajo pasohet nga Gjermania, respektivisht në shifrat 35.9 miliardë dhe 22.6 miliardë euro, ndërkohë që Franca vjen në vend të tretë me 20.8 miliardë euro.

Sipas përqindjeve vendi me treguesit më të këqinj është Rumania me 35.8 të TVSh-së së pambledhur, Greqia me 29.2% dhe Italia me 25.9%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.