Publikohen shpenzimet e vendeve të NATO-s

Postuar në 04 Prill, 2019 11:37

NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut) feston  në 4 Prill 70 vjetorin. E themeluar në vitin 1949, fill pas Luftës së Dytë Botërore qëllimi fillestar ishte për të kufizuar ndikimin sovjetik në kontinent gjatë Luftës së Ftohtë.

Sot, misioni zyrtar është që të zhvillojë bashkëpunimin mes vendeve anëtare në fusha të ndryshme (ushtarake, politike, ekonomike, sociale, arsimore), promovimin e interesave gjeopolitike dhe parandalimin e agresioneve të armatosura kundër çdo shteti anëtar.

Me ardhjen në krye të SHBA-ve të Presidentit Amerikan, Donald Trump çështja u fokusua te shpenzimet financiare të vendeve anëtare.  Në aspektin e financave, Shtetet e Bashkuara kanë buxhetin  më të lartë. Në vitin 2018, SHBA vlerësohet të ketë shpenzuar më shumë se 700 miliardë $ për mbrojtjen, pra sa  3.5% të PBB-së së vendit. Vendin e dytë e mban  Britania e Madhe që shpenzoi rreth  rreth 61 miliardë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.