Katër ditë para Kongresit / Vetëshpallet kandidat i PS-së për zgjedhjet lokale

Postuar në 19 Mars, 2019 15:36

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka shpallur veten kandidat të Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Të jemi të gjithë të shtunën në Kongresin e PS-së, ku ne do të shpallim në publik, jo në salla të mbyllura, kandidaturën për një mandat të dytë të Tiranës, si dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, në orën 11 te sheshi ‘Nënë Tereza’. Është një mënyrë që qyteti ngre kokë dhe më shumë se një përsëritje e Ditës së Verës, në një pranverë të fushatës sonë të dytë

tha Erion Veliaj në një prononcim për Top-Channel.

Një qëndrim jokorrekt, në mos frikacak, pasi formalisht është Kongresi i PS-së që do vendosë për kandidaturat. Rikandidimi i Veliajt mbetet ende I pasigurtë 100% pasi edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha pas mbledhjes së fundit të kryesisë së saj këtë javë se janë përgatitur 61 kandidatura alternative.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.