Elisa në botën e çudirave

Postuar në 19 Shkurt, 2019 17:41

Me një ngjitje domethënëse në karrierë pas ikjes nga Drejtoria e Doganave, ku u përfol për milionë euro përfitime të paligjshme, Elisa Spiropali tani është përballë një tjetër akuze të ngritur nga Partia Demokratike.

Ajo akuzohet se ka përfituar 550 milionë lekë përmes një skeme ku janë të përfshirë familjarët e saj, më konkretisht vëllai dhe bashkëshorti i saj. 

Kompania "Solomon" e regjistruar nga vëllai i saj fitoi tenderin  e parë nga Drejtoria e  Ujësjellësit në Fier që drejtohej nga bashkëshorti i Spiropalit. Më vonë kompania u shit tek kushëriri i bashkëshortit të Elisës. Sipas PD, 550 milionë lekët janë marrë me tendera të vegjël, madje është e faktuar si nga transaksionet e thesarit, ashtu edhe nga të dhënat e Tenderave Publikë se ish drejtoresha e doganave ka blerë përmes tenderave deri edhe traun e doganës në kompaninë e vëllait të saj.

Vetë Spiropali ka reaguar duke quajtur denoncimin e PD shpifje dhe baltë me paralajmërimin se do bëjë padi penale. Mirëpo akuza që flet për një skemë korruptive, ku familjarë të një ish-funksionareje shtetërore kanë përfituar para publike duhet sqaruar nga Prokuroria, e cila reflekton me vonesë kur bëhet fjalë për çështje që implikojnë qeverinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.