Jashtë Kosovës...

Postuar në 13 Shkurt, 2019 19:10

Hashim Thaçi ka ardhur dy herë këto dy javë në Tiranë për dy intervista televizive. Ai I është drejtuar audiencës së Shqipërisë, por edhe të Kosovës me mesazhet e  veta politike mbi nevojën e marrëveshjes me Serbinë dhe çështjen e ndjeshme të kufirit. Presidenti i Kosovës nuk e ka përmendur në asnjë rast kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, e ka anashkaluar tërësisht duke lënë të lirë diskutimn mbi ndonjë rol hipotetik të z. Rama në këtë çështje.

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur dy herë këto dy javë kundër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Herën e parë në një intervistë me një media kosovare dhe herën e dytë dje, me Klan Kosova. Në të dyja rastet z. Haradinaj ka përcjellë një mesazh për Ramën: Shiko punët e tua. Mos ndërhy.

I lënë pas dore në vorbullën e debateve të fundit, kryeministri i Shqipërisë bëri si bëri dhe “vodhi” një fotografi nga shtëpia e Hashim Thaçit por deri më tani ai nuk ka guxuar të marrë ndonjë rol public për këtë temë. Deklarata e Haradinajt është e mjaftueshme për t’i treguar kufirin kryeministrit shqiptar ndërkohë që po ky Haradinaj bëri vlerësime për ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Çka lë të kuptohet se në Kosovë është kuptuar se pas lëvizjeve të fundit në qeverinë shqiptare ka arsye dhe interesa që duhen mbajtur larg. Dhe këtu nuk vlejnë as lodrat primitive me origjinën kosovare të Gent Cakajt që nuk është në fakt as shqiptar, as kosovar, as europian, por thjesht një mëkëmbës i verbër i Edi Ramës në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

Zoti Rama mesa duket ka prodhuar faturën e vetes në perceptimin publik ndaj edhe Hardinaj e sulmon pa të keq, kurse Thaçi thjesht e toleron prezencën e tij të paftuar me heshtjen e plotë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.