Ja Sheshi, ja mejdani!

Postuar në 29 Janar, 2019 12:35

Stuata e krijuar me prokurorin Bujar Sheshi ka ekspozuar një praktikë interesash që përplasen në kuadër të reformës në drejtësi. Insistimi i amerikanëve për të ngritur sa më shpejt SPAK-un mesa duket ka prodhuar edhe parregullsi në procedurë, çka është tipike për këtë shtet, aq më tepër kur nga mbrapa janë të huajt. Në këtë kontekst është e qartë se Prokuroria është jashtë loje pasi ka marrë urdhërin ta vijojë procesin duke bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh, ndërsa opozita që mesa duket ka qenë në dijeni të faktit ka pritur momentin për të goditur procesin. 

Megjithate kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit e Shtetit Gentiana Sula hodhi poshtë pretendimet e Prokurorit Bujar Sheshi se të dhënat për figurën e tij janë të falsifikuara qëllimisht për të goditur reformën në drejtësi. Por me keqardhjen që rasti u trajtua në publik.

"Është një proces i zakonshëm që kemi bërë, dhe në rastin konkret na vjen keq që ka dalë vendimi në shtyp sepse nuk duhet të dilte, nuk e di kush e ka nxjerrë por e vërteta është se ne punën e kemi krejtësisht të pandikuar nga çdo gjë që ndodh"

Sula dekalori se në 2 vite është bërë verifikimi i të paktën 1500 figurave të rëndësishme, nga të cilat 30 janë gjetur me probleme.
Punën e kemi të pandikuar nga cdo gjë që ndodh. I shërbejmë vetëm ligjit. Në asnjë rast nuk  ka axhendë politike tek ne, nuk ka asnjë axhendë, kordinim, absolutisht asgjë. Tek ne është vetëm ligji, procesi. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme. Në dokumentat e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme".
Prokurori Bujar Sheshi njoftoi se ka ngritur padi ndaj Autoritetit të Dosjeve, duke pretenduar se janë ngatërruar qëllimisht gjeneralitet dhe se ai asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Stetit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.