Sheshi

Flamur Doli: Kullat te sheshi “Skënderbej”, koncept i dështuar

Postuar në 21 Prill, 2023 12:34

Ndryshimet që i janë bërë qendrës së Tiranës vitet e fundit janë tregues i dështimit në ruajtjen e objekteve të trashëgimisë. Në mënyrë të veçantë, kullat pranë Sahatit dhe xhamisë së Et’hem Beut. Kështu shprehet prof. asoc. dr Flamur Doli, hulumtues i arkitekturës tradicionale dhe pedagog në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë në një intervistë për MCN Tv.  

Ja Sheshi, ja mejdani!

Postuar në 29 Janar, 2019 12:35

Stuata e krijuar me prokurorin Bujar Sheshi ka ekspozuar një praktikë interesash që përplasen në kuadër të reformës në drejtësi. Insistimi i amerikanëve për të ngritur sa më shpejt SPAK-un mesa duket ka prodhuar edhe parregullsi në procedurë, çka është tipike për këtë shtet, aq më tepër kur nga mbrapa janë të huajt. Në këtë kontekst është e qartë se Prokuroria është jashtë loje pasi ka marrë urdhërin ta vijojë procesin duke bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh, ndërsa opozita që mesa duket ka qenë në dijeni të faktit ka pritur momentin për të goditur procesin. 

Ana e errët e eksperimentit Veliaj me Sheshin Skëndërbej (Foto)

Postuar në 14 Qershor, 2017 18:28

Kushtoi 16 milionë euro, por barku i madh prej betoni i mbuluar me pllaka guri të vë para disa pikëpyetjeve sapo e viziton. Ajo që do të gjeni sapo t’i afroheni, nuk do të jenë shatërvanët shumëngjyrësh. As dritat vezulluese të koncerteve të dy netëve të para të inagurimit nuk do të jenë në shesh.

Natën sheshi është një hapësirë e madhe e pandriçuar dhe e zhytur në errësirë. Nuk kuptohet për çfarë arsye sheshi Qëndror i Tiranës duhet të mos jetë i ndriçuar. Është mangësi projektimi apo s'ka përfunduar ende?

Primitive: Tani e kemi me motrat e serbëve (video)

Postuar në 12 Tetor, 2015 18:02

Me iniciativën e këngëtarit Flori Mumajesi, gjendja emocionale e mijëra të pranishmëve në Sheshin "Nënë Tereza" është shndërruar në një skeç gjigant nacionalizmi primitiv, me mllef dhe urrejtje ndaj Serbisë, mesa duket një reagim ndaj një pilule të hidhur që as kualifikimi në Euro 2016 nuk e ka shuar dot. Turma ka nisur të lëshojë thirrje të rënda nën drejtimin e Mumajesit, me fokus “motrat e serbëve”. Në vijim të ngjarjeve “jashtë skenarit” gjatë festimeve të sotme, turma ka fishkëllyer kreun e FSHF-së Armand Duka dhe ka kërkuar lirimin e kryetifozit Ballist Morina.

 

Subscribe to RSS - Sheshi