Shkëlqesisë së tij (Krye)Kadri: Shteti nuk je Ti! Ku është CV-ja e ministrit tënd të ri?

Postuar në 10 Janar, 2019 19:07

Kryeministri Edi Rama ka organizuar sot një pritje të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri tha: 

Presidenti sërish refuzoi të dekretojë ministrin e ri.  Më vjen keq që pasuesi i tij(Ditmir Bushatit), një shqiptar nga Prishtina me një dituri të adhurueshme e ka nisur rrugëtimin e tij në një mënyrë të pazakonshme. Balta dhe mllefi i injorantëve kanë bërë për të prezantimin më të rrejshëm publik, përpara se ai të hapë gojën si ministër. E kanë sulmuar për tre arsye. 
Sepse është shumë i ri, nuk i përket botës së tyre të vjetër. Sepse është shumë i pastër. Sepse është nga Prishtina

Kadri, mos gënje dhe mos prrallis! Askush nuk ka hedhur baltë mbi zotin Cakaj. Kanë vënë në diskutim përputhshmërimë e tij me detyrën ku po e katapulton ti. Baltën ja ka hedhur politika që sot të shërben si alibi për të dalë e për të bërë patriotin. Baltë është edhe kjo mbrojtja irracionale që po bën në vetë të parë. 

Shteti nuk je Ti. Kaq është e qartë dhe nëse do tentohet ndonjë gjë në këtë drejtim, me siguri që në Shqipëri ka 4 milionë duar për të kapur një gur. Askush nuk ka pse t’i besojë një kryeministri, sepse shteti për të cilin kaq shumë flet bazohet në dokumente. Ndaj po pyesim: 

Shkëlqesi, ku është CV-ja e ministrit tënd të ri? Pse nuk është bërë publike gjatë gjithë kësaj kohe? Ka patur zotëria certifikatë sigurie kur punonte këshilltari yt?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.