Transferimi i tokave shtetërore, banorët e Lukovës: Më shumë se 270 ha janë pronë private

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 00:24

Duket se transferimi i 1472 ha tokë shtetërore drejt Ministrisë së Turizmit, me vendndodhje në zonën Vlorë –Sarandë, ka krijuar problemet e para. Vendimi i Këshillit të Ministrave me numër 708, i datës 22.11.2018 përcaktonte kalimin e pronës dhe regjistrimin në emër të Republikës në hipotekë, duke e shoqëruar të gjithë hapësirën me harta kufizuese.

Por për këtë VKM ka dalë një pretendim nga banorët e fshatit Lukovë, që përmes një letre të firmosur nga kryetari i Njësisë Adminitrative dhe miratuar nga kryesia, deklaron se më shumë se 270 ha që preken nga ky vendim në Lukovë nuk janë pronë shtetëore por janë zona për të cilat janë lëshuar Akte të Marrjes në Pronësi në zbatim të ligjit nr. 7501 të vitit 1991. Në letrën e tyre banorët shtojnë se kjo ndarje është vërtetur me Vendimin nr. 37 datë 03.030.1994 “Për ndarje të tokës” të Komisionit të NDarjes së Tokës në Rrethin e Sarandës.

Këto akte janë të depozituara në Kadastrën e Sarandës dhe aty pasqyrohen numri rendor dhe zëri kadastral bashkë me skicat përkatëse.

Duket se VKM-ja ka krijuar një tjetër problem të madh në një zonë ku pronësia dhe dëmet ndaj saj për shkak të veprimeve të institucioneve publike dhe gjykatave ka provokuar një situatë shumë të ndërlikuar. Ky tanimë nuk është pretendim vetëm i pronarëve. Në relacionin e projkeltigjit “Për Kadastrën”, aktualisht në procedurë, pranohet se janë autoritetet publike që kanë provokuar situatën e mbivendosjeve.

Banorët kujtojnë se nuk do të lejojnë tjetërsimin e pronave të fituara me ligj, ndërkohë që sipas tyre po u hiqen me një akt nënligjor. Ata kërkojnë shfuzimin e pikave 2,3,4 të VKM-së për të cilën pati së fundmi edhe një reagim nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por në përgjithësi qeveria e z. Rama nuk k aka marrë në konsideratë pretendimet e subjekteve private, ndërkohë që në Shqipëri një pjesë e gjyqësorit dhe Gjykata Kushtetuese janë jashtë funksionit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.