Fondacioni Soros largohet nga Turqia (Video)

Postuar në 27 Nëntor, 2018 23:39

Fondacioni për Shoqërinë e Hapur (Open Society) i miliarderit George Soros njoftoi përfundimin e aktivitetet në Turqi, pas deklaratave të Presidentit Erdogan ndaj manjatit amerikan javën e kaluar.

Erdogan akuzoi Soros për mbështeje të filantropit turk Osman Kavala, i burgosur në Turqi një vit më parë me dyshimin se "sponsorizoi" protestat anti-qeveritare në vitin 2013 dhe nxiti një tjetër tentativë për grusht shtetit qnë vitin 2016, akuza që janë hedhur kategorikisht poshtë nga Soros.

"Kush fshihet pas tij (Osman Kavala)? Hebreu i famshëm hungarez, Goerge Soros. Ky person dërgon njerëz në mbarë botën për të përçarë kombet, duke përdorur para në në sasi të mëdha për këtë qëllim"- tha Erdogan nga Ankaraja.
Në një njoftim për shtyp Fondacioni Soros, i  përshkroi akuzat një "përpjekje të bashkërenduar" për ta lidhur atë me protestat e vitit 2013, duke u mbështetur vetëm në "pretendime të pabaza të shtypit".

"Shtimi i akuzave të padrejta dhe spekulimeve diskriminuese në media në dëm të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur ka bërë që Bordi i Drejtorëve të marrë vendimin se vazhdimi i punës së Fondacionit është bërë i pamundur"- theksohet në njoftimin e Fondacionit.

Duke kujtuar se Fondacioni ka punuar gjithmonë në përputhje me ligjin turk, institucioni shpjegon se do të "paraqesë" një kërkesë për mbyllje të aktivitetit në Gjykatë. Turqia bëhet vendi i dytë pas Hungarisë ku George Soros mbyll aktivitetet e Fondacionit të tij.

https://www.reuters.com/article/us-turkey-security-soros/soros-foundatio...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.